Politika

‘Rama qëndroi në hotelin e Donald Trump’ U shpenzuan mijëra dollarë

Kongresi amerikan ka publikuar së fundmi një raport, në të cilin ka nxjerrë faktet që vërtetojnë se, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ish-ministër dhe disa këshilltarë të kreut të qeverisë, kanë shpenzuar rreth 6 mijë dollarë në hotelin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington. Raporti në fjalë i cilëson pagesa të tilla si përpjekje për të ndikuar mbi ish-presidentin e SHBA-ve.

Kongresi amerikan ka publikuar më 4 janar 2024 një raport, në të cilin ka nxjerrë faktet që vërtetojnë se, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ish-ministër dhe disa këshilltarë të kreut të qeverisë, kanë shpenzuar rreth 6 mijë dollarë në hotelin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington.

Detajet specifike të shpenzimeve janë pjesë e një raporti prej 156 faqesh i përgatitur nga anëtarët të demokratëve të Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA.

Raporti në fjalë i titulluar: “Shtëpia e Bardhë në shitje” i cilëson pagesa të tilla si përpjekje për të ndikuar mbi ish-presidentin e SHBA-ve

Sipas raportit, në janar dhe mars të vitit 2018, tre nga këshilltarët e kryeministrit Rama, shpenzuan secili mbi 1,000 USD, ndërsa vetë Rama shpenzoi 1,158 USD gjatë një vizite në mars 2018. Gjithashtu, po sipas raportit në fjalë, Damian Gjiknuri, atëherë ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, shpenzoi për një qëndrim prej 1,025 USD në qershor 2018.

Lobimi i Ramës dhe i Bashës

Shpenzimet përkojnë me një periudhë të trazuar në politikën shqiptare që erdhi pas zgjedhjes në detyrë të presidentit Trump. Sipas raportit, përplasja politike lokale në Tiranë u transferua në një përpjekje përtej oqeanit për të influencuar në administratën Trump nëpërmjet lobimit.

Në atë kohë,  Partia Demokratike e Shqipërisë në opozitë, dhe ish lideri Lulzim Basha slogani i të cilit ishte (Bëje Shqipërinë të madhe sërish), akuzonte PS me në krye Edi Ramën për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri u karakterizuan nga bojkote, protestat dhe akuzat për manipulim të votave. Pas fitores së zgjedhjeve nga Rama, grupet opozitare e akuzuan për komplot me grupet e krimit të organizuar dhe manipulim të votave.

Mes këtij inati dhe paqëndrueshmërie, partitë politike shqiptare iu drejtuan ‘K.Street’ (Shënim: Një rruge kryesore në Uashginton e njohur si qendër lobimi dhe vendndodhje e firmave ligjore) në përpjekje për të fituar një avantazh politik në Uashington” thuhet në faqen 141 të raportit.

Më tej në raport tregon se emrat e lobistëve që punuan për Ramën e Bashën në Washington.

Partia Socialiste e Ramës punësoi lobistin Brian Ballard, një mbledhës fondesh i shquar për Trump dhe lobist në Uashington, kundrejt një tarife prej për 20 mijë USD në muaj. Rivali i tij politik, Basha, angazhoi Nicholas Muzin, një ish-ndihmës i Senatorit Ted Cruz dhe këshilltar i fushatës së Trump: thuhet në faqen 141 të raportit.

Në raport përmendet dhe shprehja e një lobisti në Uashington se një fotografi me Presidentin e SHBA-së shpesh përkthehet në kapitalin politik: “Fakti që [Politikanët e huaj] mund të marrin një takim, të kenë një shtrëngim duarsh dhe të bëjnë një foto që të bëhet për tu shpërndarë atje ku jetojnë – ky është flori për ta. Ata pothuajse do të bëjnë gjithçka për ta arritur” 

Në muajt para zgjedhjeve nëpërmjet lobisitit Nicholas Muzin, kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha arriti të siguronte një foto me Donald Trump  dhe e përdori atë gjerësisht në fushatën për zgjedhjet parlamentare ne vitin 2017 të cilat i humbi.

Muzin arriti të organizonte një foto të Bashës ne Donald Trump në një mbledhje fondesh. PD e shpërndau foton duke e portretizuar si të ishte një marrëdhënie e afërt mes Bashës dhe Presidentit Trump. Sipas një dosjeje në Departamentit të Drejtësisë Ballard vazhdoi të lobonte në në emër të partisë së kryeministrit Rama deri në vitin 2017, duke “përditësuar individët mbi aktualitetin, ngjarjet në Shqipëri dhe diskutuar marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri me anëtarët e Kongresit dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit” zbulohet në faqen 142.

Sipas raporti të Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies, kryeministri Edi Rama dhe dy këshilltarë të tij kanë qëndruar në hotelin e Trump në Uashington me datë 3 dhe 4 mars 2018 dhe përkon me një takim me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, ndaj të cilit u ngritën akuza nga prokurorë Federalë për fshehje të aktiviteteve të tij të biznesit në Shqipëri dhe lidhjet me oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Prokurorët Federalë pretendojnë se më 4 mars Rama darkoi me Charles McGonigal, ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së dhe Agron Neza, një biznesmen nga New Jersey i cili më pare punonte në agjencinë e inteligjencës shqiptare. Departamenti i Drejtësisë [në SHBA] përcaktoi se zoti McGonigal kishte udhëtuar më parë në Shqipëri për të takuar zotin Rama disa herë dhe, deri në takimin e 4 marsit, zoti McGonigal kishte marrë 225 mijë USD në pagesa cash nga zoti Neza. Gjithashtu, pretendohet se zoti McGonigal kishte kaluar informacione potencialisht dëmtuese rreth zotit Muzin—lobisti amerikan për kundërshtarin kryesor të zotit Rama—nga zyra e zotit Rama tek zyrtarë të tjerët në SHBA,” shkruhet ndër të tjera në raport.

Ditet në Hotelin e Trump

Kryeministri Edi Rama zgjodhi ta frekuentonte hotelin ndërkombëtar Trump në Uashington, gjatë vizitës së tij në Mars 2018. Gjatë dy netëve, Rama dhe ndihmësit e tij shpenzuan 3,474 USD në hotel. Ata qëndruan në të njëjtin kat me Agron Nezën. Nuk ka asnjë të dhënë që McGonigal të ketë qëndruar në Hotelin Ndërkombëtar Trump gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa, Dorjan Duçka, një tjetër këshilltar i Ramës i përfolur në çështjen McGonigal, rezervoi katër dhoma gjatë dy netëve në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington, më 18 dhe 19 Janar 2018, me një kosto prej 1,503 USD.

Të dhënat e siguruara nga kongresmenët e SHBA, tregojnë gjithashtu se ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka qëndruar gjithashtu në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington nga 24 qershor deri më 26 qershor 2018, duke shpenzuar 1,025.66 USD

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button