🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,678 ▲ +0.3% ETH $2,153 ▲ +0.27% XRP $1.4459 ▼ -0.36% SOL $90.4700 ▲ +1.22%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Reformat nuk ndalen, boll kohë kemi humbur

Qeveria dhe maxhoranca nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga rruga e reformave, pavarësisht akuzave të opozitës dhe kostos elektorale që mund të kenë këto reforma.

Ky ishte qëndrimi i ritheksuar nga kryeministri Edi Rama në takim me të rinjtë vlonjatë këtë të premte.

“Të tjerët e kanë më të lehtë të kritikojnë dhe e kanë më të lehtë sepse nuk kanë asgjë në dorë. Nuk kanë fatin e vendit në dorë. Ne nuk e kemi aspak të lehtë sepse në kemi fatin e vendit, por jemi të vendosur që të mos tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash, që po të ishin bërë në këto 20 vjet, sot do të ishim në të tjera kushte. Ne nuk mund të tërhiqemi nga reformat në emër të frikës së po humbasim ndonjë votë apo se po prishemi me njëri-tjetrin. Boll ka humbur kohë Shqipëria! Nuk mund të humbasim edhe 20 vite të tjera”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama konsideroi programin e maxhorancës si më ambiciozin e ndërmarrë ndonjëherë në 20 vitet e fundit dhe radhiti para të rinjve vlonjatë arsyet se përse, sipas tij, ata duhet të zgjedhin Partinë Socialiste për t’u anëtarësuar.

Partia Socialiste, tha ai, që po reformon vendin, nuk ka sesi të mos reformojë veten.

“Reforma e thellë e vetvetes në PS ka një bazë se duke qeverisur vendin PS ka mundësi t’u thotë të gjithëve se përse është partia ku duhet të përfshihen dhe duhet të gjejnë bashkë me të tjerët fuqinë për të çuar Shqipërinë përpara”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.