☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.72 ▼0.16%
ARI 4,591 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,472 ▲ +0.04% ETH $2,059 ▲ +0.67% XRP $1.3210 ▼ -2.44% SOL $83.3800 ▼ -0.29%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.72 ▼0.16 % ARI 4,591 ▲0.74 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.72 ▼0.16 % ARI 4,591 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rama: Shqipëria, vend i sigurtë për biznes, kthen shumë më tepër nga sa jep

Kryeministri Edi Rama tha se “Shqipëria është vend i sigurtë për të bërë biznes dhe ka potenciale ende të pashfrytëzuara, duke nisur nga turizmi”.

“Për çdo ekonomi, investimet e huaja direkte janë domosdoshmëri jetike dhe sot përbëjnë prioritetin e prioriteteve tona. Nëse shohim pas, është bërë shumë, si rezultat i një politike të fokusuar te nxitja dhe mbështetja e biznesit. Kemi rreth 50 mijë biznese më shumë që operojnë në Shqipëri sesa 4 vite më parë. Paçka se ka ende shumë për të bërë në raport me qasjen dhe sjelljen e administratës tatimore, kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara dhe sot nuk kemi më një administratë që është problem për sipërmarrjen. Sigurisht që ka ende probleme për të zgjidhur, në mënyrë që të krijojmë një situatë që sipërmarrja të ndihet zot në vendin e vet dhe të bëjë më të mirën”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “për të dytin vit radhazi kemi qenë dëshmitarë të rritjes eksponenciale të kërkesës”.

“Oferta ishte 25% më e ulët sesa kërkesa për të dytin vit radhazi. Nga ana tjetër, kërkesa ka të bëjë me turizmin e nivelit më të lartë, ku ne do të vendosim vëmendje prioritare sepse aty vijnë të ardhurat më të mëdha dhe krijohet punësimi më cilësor”, theksoi Rama.

Në fund, kryeministri u bëri thirrje biznesmenëve të huaj që të investojnë në vendin tonë: “Kush investon sot në Shqipëri, nuk do të pendohet kurrë. Kush ngurron sot, do të thotë si ka mundësi që ma zunë radhën të tjerët. Është vend që kthen shumë më tepër nga sa jep”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.