🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.49 ▼1.02%
ARI 4,661 ▼4.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,578 ▼ -1.05% ETH $2,149 ▼ -2.01% XRP $1.4514 ▼ -0.6% SOL $89.0900 ▼ -1.11%
S&P 500 DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.49 ▼1.02 % ARI 4,661 ▼4.8 % S&P 500 DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.49 ▼1.02 % ARI 4,661 ▼4.8 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Thuajse i bindur që PD hyn në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, ka shprehur edhe njëherë bindjen e tij se PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit.
Në statusin e tij ai shton se rruga e PD është drejt asgjesimit, por ka bindjen se Partia Demokratike do të ndalet në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje.

Statusi i plotë i kryeministrit Rama
Mbrëmë kemi regjistruar skuadrën e re përfaqësuese të Partisë Socialiste. Jemi plotësisht gati të nisim finalen e madhe të këtij mandati dhe hapim një kapitull të ri për Shqipërinë që duam. Me forca të ripërtërira. Me më shumë eksperiencë. Më shumë gjak të ri. Me vendosmëri ende më të madhe se katër vjet më parë.

Por ndryshe nga katër vjet më parë, kemi përballë jo një qeveri të diskredituar, po një opozitë të konsumuar. Të njëjtët njerëz që e çuan Shqipërinë në rrugën e rrënimit, po e çojnë Partinë Demokratike në rrugën e asgjesimit.

Unë vazhdoj ta kem thuajse bindje se Partia Demokratike do të ndalet mu në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje. Kudo ku ka marrë një gjë në dorë, Lulëzim Basha ka bërë një dëm të madh dhe kjo është e vetmja arsye që ma bën bindjen të paplotë.
Sot do të doja ta shpjegoja këtë gjatë Komunikimit Javor, por vendosa të mos e bëj. Dua ta lë Lulëzim Bashën të qetë në këto 48 orë të fundit, të cilat vendosin nëse Partia Demokratike do të marrë kthesën e shpëtimit apo do të tretet në humnerën e vetëshkatërrimit.
Mbetem natyrisht i gatshëm ta pres kryetarin e PD-së në çdo moment, për të negociuar rikthimin e partisë së tij në fushën e betejës demokratike të 18 qershorit. Përndryshe Partia Demokratike kështu siç e njohim, do të jetë më shpejt se vonë një kujtim i së kaluarës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.