☁️
Tiranë 10°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,679 ▲ +0.89% ETH $2,229 ▲ +1.6% XRP $1.3464 ▲ +0.08% SOL $84.1100 ▲ +1.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Transformim rrënjësor në arsim, pas vitesh rrënimi e kaosi

“Kemi vendosur bazën e një transformimi rrënjësor të arsimit, pas aq shumë vitesh rrënimi dhe kaosi”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në përurimin e ambienteve të reja të shkollës 9-vjeçare “Kosova”, ku vuri në dukje ‘odisenë’ e gjatë për mbi 15 vite për të arritur deri në ndërtimin e kësaj shkolle.

“Sot jemi këtu pas mbi 15 vitesh luftë për këtë kënd të Tiranës, ku mund të shkruhet një libër për Shqipërinë që kishim, sepse këtu në këtë truall u ngatërruan të gjitha së bashku që nga babëzia deri te korrupsioni i gjykatave”, tha Rama.

Ai kujtoi se “shkolla u dogj dhe trualli u kthye në mënyrë krejtësisht të paligjshme”. “Pastaj u prenë pishat që ishin këtu më parë dhe territori u kthye në parkim. Nga të katër anët u bë çmos për ta marrë më në fund lejen e pallatit, që do të kishte zënë këtë kënd historik të arsimit të Tiranës”, shtoi Rama.

Administrata e kaluar e bashkisë, sipas tij, e vuri në plan të ndërtonte pallat në këtë truall.

Rama tha se “më në fund ky makth mbaroi me ndryshimin në Bashkinë e Tiranës dhe me futjen në rrugë të projektit të ri, që sot nuk është më një projekt në 3D, por është realitet para syve tanë”.

“Kur kthen kokën majtas nuk kupton çfarë po ndodh djathtas. Është koha që do ta çlirojmë edhe pjesën djathtas, që të kemi një hapësirë të denjë mes shkollës ‘Kosova’ dhe Gjykatës dhe që fëmijët e shkollës të përfitojnë shumë mjedis publik”, premtoi Kryeministri.

Ajo që ne po bëjmë çdo ditë për arsimin, vijoi Rama, do të të duket pak nga pak dhe rezultatet do të duken të plota kur të kalojnë jo pak vite.

“Fillimi i këtij viti të ri shkollor me librat falas për nxënësit nga klasa e I në të IV, si dhe për nxënësit që vijnë nga kategoritë në nevojë, është një nga shenjat e këtij ndryshimi rrënjësor që nuk është thjesht tek muret e infrastruktura, por tek tekstet, mësuesit dhe gjithë mënyra si ndërtohet programi i shkollës”, tha Rama.

Duke folur për investimetm, Rama tha se:  “Brenda pak javësh bashkë me Bashkinë e Tiranës ne do të fillojmë projektin e madh të 17 shkollave të reja, që do të financohen nga programi i qeverisë ‘1 miliard për rindërtim’”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.