Politika
Rama tregon pse mungoi Bashkim Fino në takimin e sotëm
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-Kryeministrit Sali Berisha për aludimet e bëra lidhur me pjesëmarrjen në takimin e dy liderëve të mazhorancës dhe opozitës dhe të një përfaqësuesi të LSI-së.
Rama deklaroi se në takim ishte parashikuar të merrte pjesë Bashkim Fino, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, u thirr të merrte pjesë Petrit Vasili.
“Bashkim Fino për arsye shëndetësore nuk ishte i disponueshëm sot pasi nuk gjendet në Shqipëri, morën Petrit Vasilin si nënkryetar të Komisionit të reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore. Ça lidhje ka kjo u fut dhe LSI? LSI është e futur se është pjesë e koalicionit”, u shpreh Rama.