Rama tregon shkresën: Kërkuat privatizimin e teatrit për llogari të deputetit të PD-së
Nga seanca plenare duke folur për teatrin kryeministri Edi Rama tha se opozita po bën një përpjekje hipokrite për të mbrojtur Teatrin.
Ai nxori një shkresë që sipas tij tregon se PD, në kohën kur ishte në qeveri kishte vendosur për shembjen e godinës së teatrit dhe ndërtimin e pallateve.
“Këtu më nxori një shkresë e Florion Mimës që ia dërgon Lulzim Bashës kur ishte kryetar i Bashësië, kërkoi privatizimin e teatrit Metropol, në llogari të deputetit Astrit Veliaj. Kërkuan privatizimin për të ndërtuar pallat me dyqane dhe me dhoma gjumi.
Estrada është domen ekskluzive e PD dhe e drejta legjitime e Bashës, e Mimës, që për estradën të kenë fjalën e fundit, por në rastin konkret jemi përpara një shembulli që ballafaqojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Ajo godinë nuk mund të quhet teatër dhe as monument kulture. Ne do ta kthejmë në një teatër më të bukur dhe më modern të rajonit. Ata kishin një teatër në dorë dhe e kthyen në objekt të skeçit të estradës së tyre. Ne do të vazhdojmë të shkojmë përpara dhe do t’i thyejmë të gjitha këto barriera që ngrihen mes nesh”, tha Rama.