☁️
Tiranë 14°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,762 ▲ +1.3% ETH $2,236 ▲ +2.22% XRP $1.3460 ▲ +0.25% SOL $84.1300 ▲ +1.11%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Vettingu, lojë e Lulit, e çojmë në Venecia

Rama u shpreh në “Open” se propozimi i bërë nga opozita për vettingun e politikanëve është një lojë e Lulzim Bashës për të krijuar turbullirë.
“Kjo është një lojë e Lulit si artist për të krijuar një turbullirë, ndërkohë që vettingun që po pastron pallatin e drejtësisë nuk e duan. Historitë e tyre nuk ndodhnin as në kohën e Enver Hoxhës: pse i fole atij në rrugë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se këtë çështje do ta çojë në Komisionin e Venecias. “Çështja me kë shoqërohesh, është çështje personale. Pastaj nëse ti influencon te një person i lidhur me krimin atëherë ti duhet të shkosh në burg dhe kjo është çështje e drejtësisë. Ne do të ja çojmë Komisionit të Venecias. Kjo është hedh Luli një gur në lum dhe ne të mbytemi. Jo, ne do e marrim gurin dhe do e çojmë në Komisionin e Venecias. Nëse Venecia do të thotë se kjo është në përputhje me kushtetutën, me të drejtat e njeriut, ne do ta votojmë”, tha Rama.

Rama tha se institucionet që do të hetojnë politikanët janë vetëm SPAK dhe BKH. “Vetting për politikanët është nëse je apo jo i pastër, të tjerat janë çështje e organeve të drejtësisë. Nëse duam të transparencë për politikanët duhet të gjejmë një mekanizëm. Një pakicë që thotë o bëje siç dua unë, ose nuk bëhet do të thotë që nuk e duan. SPAK dhe BKH janë institucionet që do të hetojnë politikanët, të tjerat shërbejnë për këta si thashetheme. Që të thonë Rama është i lidhur me krimin”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.