☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.01 ▲2.68%
ARI 5,029 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $75,203 ▲ +3.65% ETH $2,351 ▲ +7.75% XRP $1.5876 ▲ +10.01% SOL $95.0000 ▲ +3.91%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.01 ▲2.68 % ARI 5,029 ▲0.54 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.01 ▲2.68 % ARI 5,029 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Zgjerimi jo “fair”. Në i bëmë detyrat, nuk i dihet kurrë me BE-në

Edhe pse një ditë më parë shprehu besimin se qeveria shqiptare do të marrë një sinjal pozitiv në 100 ditët e para të punës, kryeministri Rama pranon se ende nuk ka një datë për çeljen e negociatave për vendin tonë. E për këtë, Edi Rama gishtin e drejton te Brukseli.

“Kjo nuk dihet kurrë me BE-në, sepse tek ajo ndryshojnë vazhdimisht pozicionet dhe kushtet. Ne i kemi kryer të gjitha dhe do të shohim. Mund të bëhet vitin e ardhshëm, në qoftë se Këshilli i BE-së shpreh një mendim pozitiv për këtë, por edhe mund të ndodhë që mos të bëhet vitin e ardhshëm. Nuk është fjala për Shqipërinë. Procesi i zgjerimit është bërë gjithnjë e më shumë jo i drejtë dhe për shtetet më pak i parashikueshëm. Kjo ka të bëjë me vet Europën”, tha kryeministri Edi Rama.

Por kryeministri thotë se nuk pret kurrsesi një ndryshim kursi në strategjinë e zgjerimit.

“Është thjesht jo e drejtë që ne nuk jemi në tratativa! Unë nuk e kuptoj këtë frikë të pabesueshme të udhëheqësve europianë, kur ata vazhdimisht lidhin fillimin e tratativave për anëtarësim me zgjedhjet (në vendet) e tyre, ose me mosdashjen e opinionit publik. Kjo është çmenduri! Do të ishte e kuptueshme, po të ishte puna për vetanëtarësimin, por këtu bëhet fjalë për tratativa. Pra, për këta politikanë do të ishte shumë e thjeshtë të thonë: Ne nuk do të pranojmë kurrë shtete të reja në BE, në qoftë se ata nuk plotësojnë kriteret”, deklaron Rama.

Në intervistën e dhënë për gazetën austriake “Der Standard”, kreu i qeverisë flet edhe për atë që e cilëson “Pallati i ri i drejtësisë”, në të cilin pas skanimit, shumë banorë nuk do të lejohen të futen më brenda.

“Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve me siguri do të pushohet. Procesi i tanishëm nuk lejon hapësirë për ta, që ata t’i shpëtojnë, apo të depërtojnë në sistem”, shprehet kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.