☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,634 ▲ +1.43% ETH $2,110 ▲ +1.58% XRP $1.4125 ▲ +1.23% SOL $88.3900 ▲ +1.23%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ramadan Muja, i vetmi kryetar i mbyllur në Kosovë

ramadan-muja-i-vetmi-kryetar-i-mbyllur-n-euml-kosov-euml_hdGjatë muajit prill të këtij viti, Forumi Transparenca i ka bërë thirrje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja që t’i rihapë takimet me drejtorët komunal për media dhe shoqërinë civile. Kërkesa për hapjen e vendimmarrjes së ekzekutivit është përsëritur edhe në debatin “Ballafaqim” mes Forumit Transparenca dhe zyrtarëve të komunës, e cila ka trajtuar çështjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Me gjithë këtë angazhim të medias dhe shoqërisë civile në Prizren, Ramadan Muja vazhdon të mbajë të mbyllur procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimit të parasë publike.

Duke e konsideruar transparencën si parakushtin themelor të qeverisjes demokratike dhe pasi që deri më tani nuk kemi pranuar asnjë përgjigje, ne anëtarët e Forumit Transparenca ripërsërisim kërkesën tonë për anulimin e menjëhershëm të vendimit për mbylljen e takimeve të Kryetarit me drejtorët.

Kryetari i komunës së Prizrenit edhe në mandatin e tij të tretë të qeverisjes vazhdon praktikën e vendimmarrjes së mbyllur.

Që nga marrja e një vendimi të këtillë vite më parë, asnjëherë nuk është dhënë një arsyetim i artikuluar dhe bindës për arsyeshmërinë e kësaj mbylljeje.

Kjo praktikë, e cila bie ndesh me parimet themelore të qeverisjes transparente është dëshmia më e mirë se komuna e Prizrenit po dështon në promovimin e standardeve të qeverisjes së mirë.

Forumi Transparenca shpreh pakënaqësinë dhe mospajtimin e vet në lidhje me pamundësinë e mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve për të marrë pjesë në takimet e kryetarit të Komunës me drejtorët komunalë.

Kjo mbyllje e vendimmarrjes komunale është pengesë direkte ndaj punës së këtyre akterëve, të cilët kanë për qëllim rritjen e informimit publik.

Në rast se kryetari i Komunës nuk i përgjigjet edhe kësaj kërkese, Forumi Transparenca do të detyrohet të përdorë forma të tjera të veprimit deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, hapjen e vendimmarrjes lokale.

Forumi Transparenca është trup joformal i përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike dhe misioni i tij është koordinimi i veprimeve të këtyre akterëve për të rritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes lokale të Prizrenit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.