🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,416 ▼0.95%
DOW 45,540 ▼0.91%
NASDAQ 21,113 ▼1.38%
NAFTA 97.87 ▲3.59%
ARI 4,484 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,850 ▼ -5.26% ETH $1,977 ▼ -4.82% XRP $1.3288 ▼ -3.09% SOL $82.8000 ▼ -5.54%
S&P 500 6,416 ▼0.95 % DOW 45,540 ▼0.91 % NASDAQ 21,113 ▼1.38 % NAFTA 97.87 ▲3.59 % ARI 4,484 ▲1.7 % S&P 500 6,416 ▼0.95 % DOW 45,540 ▼0.91 % NASDAQ 21,113 ▼1.38 % NAFTA 97.87 ▲3.59 % ARI 4,484 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Raporti i KLSH: Zyrtarët e lartë të shtetit, dëm 534 mln euro

Nëpunësit publikë, kryesisht zyrtarët e lartë të shtetit kanë shkaktuar të paktën 534 milionë euro dëme ndaj buxhetit në 2 vite e gjysmë. Shifra, e cila është sa 5.3 përqind e Prodhimit Kombëtar është bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e publikuar për vitin 2016.

Sipas raportit, gjatë vitit të kaluar enti më i lartë auditues i shtetit ka ushtruar 154 kontrolle të plota në institucione apo kompanitë publike.

Por edhe pse kontrollet janë kryer vitin e kaluar, shkeljet e zbuluara në to i përkasin periudhës nga 1 janari i vitit 2013 deri në shtator të 2016-ës.

Sipas KLSH, nga totali i dëmeve të zbuluara 346 milionë euro janë shkelje të disiplinës financiare me pasoja negative në buxhetet e institucioneve të audituara, ndërsa pjesa tjetër prej 188 milionë euro janë parregullsi në të ardhurat apo shpenzimet e kryera.

Brenda këtij zëri shkeljet më të mëdha i përkasin privatizimit dhe dhënies me qira të pronës publike me rreth 110 milionë euro, si dhe abuzimeve në tendera dhe prokurime me rreth 25 milionë euro.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se për këto shkelje ka kallëzuar penalisht 191 zyrtarë. Sipas raportit, pjesa më e madhe e tyre tashmë janë nën hetim nga Prokuroria dhe paralelisht është kërkuar masë administrative nga gjoba deri në largim nga puna për 1515 punonjës të sektorit publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.