☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 114.82 ▲2.14%
ARI 4,673 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,663 ▼ -0.86% ETH $2,105 ▼ -1.37% XRP $1.3166 ▼ -1.84% SOL $79.7100 ▼ -3.35%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.82 ▲2.14 % ARI 4,673 ▼0.25 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.82 ▲2.14 % ARI 4,673 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Raporti i Policisë së Tiranës, zbulon 52 pikat ku shitet drogë

Harta

Disa nga sheshet, rrugët dhe bulevardet ku janë kapur duke u shitur kokaina, heroina dhe hashashi

cipa-ibnaNë një raport të Policisë së Tiranës, përmenden zonat e tregtimit të kanabisit, kokainës dhe heroinës. Në përmbledhjen për vitin 2014 sektori kundër narkotikut në Policinë e Tiranës ka evidentuar 27 zona të kryeqytetit, ku tregtohet kanabis sativa, 13 zona ku tregtohet heroina dhe 12 zona ku tregtohet kokaina. Zonat në të cilat është kapur lënda narkotike e llojit heroinë gjatë periudhës së vlerësimit janë: Rruga e Kavajës, Stacioni Trenit, Liqeni Artificial, Sauk, Qyteti i Nxënësve, Rruga e Dibrës, Pallati i Kulturës, rruga “5 Maji”, Rruga e Durrësit, pranë shkollës “Naim Frashëri”, rruga “Kongresi i Manastirit” dhe “Komuna e Parisit”. Zonat për të cilat ka informacion se tregtohet lënda narkotike e llojit heroinë janë: “Shkolla e Bashkuar”, zona e “Zogut të Zi”, rruga “Irfan Tomini” dhe ish-Blloku. Linja e mbërritjes së drogës vijon të mbetet e njëjta: Afganistan-Greqi-Maqedoni-Shqipëri dhe në disa raste është tentuar që heroina të trafikohet përmes Portit të Durrësit. Për konsumin në tregun e brendshëm, heroina sigurohet në qytetet Durrës dhe Elbasan. Zonat në të cilat është kapur lënda narkotike e llojit kokainë janë: rrugët “Perlat Rexhepi”, “Petro Nini”, “Gjergj Legisi”, “Thanas Ziko”, “Milan Shuflaj”, “Ndre Mjeda”, “Dibrës”, Rruga e Kavajës, “Teodor Keko”, bulevardi “Gjergj Fishta”, burgu i Rrogozhinës dhe Paskuqani. Zonat me informacion janë: ish-Blloku, Tirana e Re, Vora, fusha “Ali Demi”, pallatet “1 Maji”, rruga “Fortuzi”, stadiumi “Dinamo”, “Xhamlliku”, pallatet “Haëai”, Allias, rruga “Myslym Shyri”, zona e Brrakës, pranë “Selvisë”, ish-Parku dhe Kavajë. Në vitin 2014, lënda narkotike e llojit kanabis është kapur duke u tregtuar më së shumti në rrugët “5 Maji” (3 raste), “Dervish Hekali” (3 raste), “Don Bosko” (5 raste), Rruga e Durrësit (8 raste), “Ferit Xhajko” (3 raste), “Frederik Shiroka” (3 raste), “Haxhi Dalliu” (3 raste), “Hoxha Tahsim” (3 raste), Rruga e Barrikadave (3 raste), Rruga e Kavajës (8 raste), “Kongresi i Lushnjës” (3 raste), “Mine Peza” (4 raste), “Siri Kodra” (3 raste), “Sitki Çiço” (5 raste), “Sulejman Delvina” (3 raste), “Teodor Keko” (3 raste), “Muhamet Gjollesha” (5 raste), “Naim Frashëri” (8 raste) dhe “Vaso Pasha” (3 raste). Ndërkaq, është kapur hashash në bulevardet “Gjergj Fishta” (4 raste), “Zogu I” (3 raste) dhe në Kamzë (8 raste), Kavajë (7 raste), Liqeni Artificial (20 raste), te Piramida (3 raste), sheshi “Nënë Tereza” (4 raste) dhe Stacioni i Trenit (3 raste). Një pjesë e lëndës narkotike kanabis është sjellë për të furnizuar tregun e Tiranës nga Gjirokastra, Tepelena, Elbasani, Kruja dhe nga zona e Shkodrës, pa përjashtuar se një pjesë e sasisë së kultivuar në fshatrat përreth kryeqytetit ka pasur destinacion furnizimin e tregut të Tiranës me kanabis. Në disa nga rastet e konstatuara kanabisi është tentuar të trafikohet në Greqi, Kosovë, Malin e Zi dhe Itali.

Disa vende ku shitet hashash

-Rruga “5 Maji”

-Rruga e Barrikadave

-Bulevardi Gjergj Fishta

-Kamzë (8 raste)

-Liqeni Artificial (20 raste),

-Rruga “Mine Peza”

Disa pika ku shitet heroinë

-Rruga e Kavajës

-Stacioni Trenit

-Liqeni Artificial

-Sauk

-Rruga e Dibrës

-Rruga “Komuna e Parisit”

Disa vende ku shitet kokainë

-Rruga “Perlat Rexhepi”

-Rruga “Petro Nini”

-Bulevardi “Gjergj Fishta”

-ish-Blloku

-Tirana e Re

-Stadiumi “Dinamo”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.