☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.19 ▲1.56%
ARI 4,518 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,491 ▲ +1.08% ETH $2,045 ▲ +2% XRP $1.3520 ▲ +1.17% SOL $83.6200 ▲ +1.03%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.19 ▲1.56 % ARI 4,518 ▼0.14 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.19 ▲1.56 % ARI 4,518 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Raporti Nemtsov, prova të hollësishme për ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë

Bashkëpunëtorët e afërt të opozitarit rus, Boris Nemtsov, vrarë në muajin shkurt në qendër të Moskës, konfirmuan sot në një raport se kishin mbledhur prova për ndërhyrjen e forcave ushtarake ruse në Ukrainë, gjë që Kremlini e përgënjeshtron me forcë që prej disa muajsh.

Në një raport prej 64 faqesh, i titulluar “Putin. Lufta”, hartuar veçanërisht nga puna hetimore e realizuar nga Boris Nemtsov para se të vdiste, autorët, veçanërisht opozitari, Ilia Iashine, konfirmuan se do të paraqesin prova të hollësishme dhe fakte nga dëshmitarët kyç për ndërhyrjen ushtarake ruse në konfliktin mes prorusëve dhe forcave properëndimore të Kievit në lindje të Ukrainës.

Sipas Iashine, i cili paraqiti raportin para shtypit, trupat ruse kanë kaluar në masë kufirin ukrainas në gusht të vitit 2014, gjatë kundër ofensivës të suksesshme me rebelët në Ilovaisk dhe në frontin jugor të Donetskut.

Trupa të tjerë janë dërguar menjëherë në muajin janar dhe shkurt për të nxitur presidentin ukrainas, Petro Poroshenko të ulet në tryezën e negociatave në Minsk dhe gjatë luftimeve të ashpra për qytetin strategjik të Debaltsevo, sipas opozitarit.

“Të gjitha sukseset ushtarake të separatistëve janë realizuar nga njësitë ushtarake ruse”, konfirmoi Iachine, i cili pranoi se të gjitha elementet e raportit janë mbledhur uke nisur nga Rusia, pa hetim në vend në Ukrainë.

“As Putin, as gjeneralët e tij nuk kanë kurajo të pranojnë agresionin ushtarak në Ukrainë. Gënjeshtrat dhe hipokrizia janë të pranishme si moderimi i madh politik”, theksoi ai.

Sipas raportit të publikuar pas vdekjes së Nemtsov, të paktën 150 ushtarë rusë janë vrarë në gusht të vitit 2014 dhe rreth 70 në muajin janar dhe shkurt 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.