Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,893 ▲ +0.96% ETH $2,244 ▲ +1.22% XRP $1.3441 ▲ +0.14% SOL $84.2100 ▲ +0.18%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Raporti para ndryshimeve në shtator: Këta janë ministrat më të vlerësuar

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar dje raportin e monitorimit të Parlamentit dhe të qeverisë, duke renditur ministrat me efikasë dhe më të dobët të qeverisë Rama.

Sipas këtij raporti, për periudhën janar-korrik 2018, Kryeministri Rama është vlerësuar me 33 pikë për angazhimin e treguar në Parlament, në debate publike dhe në zonën elektorale.

Ndërkohë që ministri më i dobët, përsa i përket efikasitetit në Parlament, sipas Institutit të Studimeve Politike, është ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Ky i fundit është vlerësuar negativisht edhe për sjelljen jo të hijshme në seancën plenare, teksa lagu me ujë deputetët e opozitës.

Ky gjest i kushtoi ministrit Bushati përjashtim nga punimet e Parlamentit. Sipas ISP-së, për këtë sjellje ai është penalizur me 5 pikë në renditjen e kabinetit Rama. Bushati është vlerësuar me 14 pikë, kurse ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është renditur e parafundit me 16 pikë. “Nivelet më kritike i kanë ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm, kryesisht për shkak të natyrës së tyre të punës, si dhe në rastin e ministrit Bushati, edhe për shkak të penalizmit (- 5 pikë) nga Kuvendi lidhur me incidentet e ndodhura në seancë plenare në Kuvend”, thekson raporti i ISP-së.

MË EFIKASËT

Veç Kryeministrit Edi Rama, ministrja me performancë më të mirë, sipas raportit të monitorimit, është ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ajo është vlerësuar me 28 pikë, duke u listuar ndër ministrat me koeficientin e efikasitetit më të lartë në Parlament. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, vlerësohet si ministri i dytë me performancë të mirë dhe ai vlerësohet me 26 pikë. Po ashtu, ndër ministrat që kanë efikasitet të lartë është vlerësuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, shkruan panorama.al.

Ai është listuar nga raporti i ISPsë si ministri i tretë dhe është vlerësuar me 24 pikë. Ndërkohë që tre ministra kanë marrë të njëjtin numër pikësh. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, janë klasifikuar me 22 pikë secili.

MË AKTIVËT

Raporti i ISP-së ka listuar dhe ministrat që kanë folur më shumë në Parlament, ku veç Kryeministrit Rama me 11 fjalime, i vetmi që e konkurron është ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj. Si Rama dhe Ahmetaj kanë mbajtur në Kuvend 11 fjalime gjatë periudhës janar-korrik 2018. Lindita Nikolla ka mbajtur 7 fjalime, Ditmir Bushati 5 fjalime, Fatmir Xhafaj 5 fjalime dhe Niko Peleshi 5 fjalime. Ndërkohë, më pak kanë folur Mirela Kumbaro me 2 fjalime dhe Olta Xhaçka, vetëm me një fjalim në 7 muaj parlament.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.