☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 01 May 2026
S&P 500 7,209 ▲1.02%
DOW 49,652 ▲1.62%
NASDAQ 24,892 ▲0.89%
NAFTA 105.95 ▲0.84%
ARI 4,578 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $77,340 ▲ +1.72% ETH $2,285 ▲ +1.23% XRP $1.3779 ▲ +0.37% SOL $84.0600 ▲ +1.17%
S&P 500 7,209 ▲1.02 % DOW 49,652 ▲1.62 % NASDAQ 24,892 ▲0.89 % NAFTA 105.95 ▲0.84 % ARI 4,578 ▼1.12 % S&P 500 7,209 ▲1.02 % DOW 49,652 ▲1.62 % NASDAQ 24,892 ▲0.89 % NAFTA 105.95 ▲0.84 % ARI 4,578 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
01 May 2026
Breaking
Ekonomia

Raporti, të huajt që punojnë në Shqipëri

Në vendin tonë janë mbi dy mijë shtetas të huaj të punësuar, të pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. “Open Data Albania” ka hulumtuar shtetas të huaj të pajisur me leje qëndrimi e që jetojnë e punojnë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 2011-2014.

Aktualisht janë 2504 shtetas të huaj, të pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Në periudhën 2011-2014 numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt e shënon viti 2012, me 2499 leje, nga të cilat 2199 për punëmarrës, 275 të vetëpunësuar dhe 25 për investitorë. Në dy vitet në vazhdim, ky numër ka ardhur duke u ulur.

Shtetasit e huaj, që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri, janë të pajisur me leje pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Aktiviteti ekonomik me numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt është Ndërtimi, i cili përbën 29% të totalit të lejeve. Në këtë sektor janë lëshuar 596 leje nga 2 054 që janë lëshuar në total. Sektorë të tjerë me numër të lartë lejesh janë: Tregtia dhe Shërbimet me nga 288 leje secila, Industria Përpunuese me 246 leje, Minierat dhe guroret me 226 leje etj.

Personat që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët janë të pajisur me leje pune, më së shumti kanë shtetësi turke dhe zënë 52% të totalit të shtetasve të huaj që janë të pajisur me leje pune në Shqipëri. Këta shtetas pasohen nga ata kinezë me 12%, ata kanadezë me 8%, kosovarë me 4% etj. Janë 1 068 shtetas turk, 246 kinezë dhe 164 kanadezë që punojnë në Republikën e Shqipërisë sipas raporteve të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.