Rajoni

Maqedoni, zgjidhet kriza: Zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike

Pas bisedimeve maratonomake të grupeve negociues të partive politike në Maqedoni, me ndërmjetësim dhe lehtësim të faktorit ndërkombëtar, është arritur një marrëveshje që LSDM-ja të marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës Sociale, dhe ndërsa në 5 ministri do të jenë zv ministra me të drejtë vetoje. Por në marrëveshje përfshihet edhe dorëheqja e Gruevskit. “Për hajr na qoftë dorëheqja” ka shkruar zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, duke aluduar në dorëheqjen e kryeministrit Gruevski. Po të njëjtën gjë pohon edhe gazeta Zhurnal: “mësohet se Gruevski ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të qeverisë së Maqedonisë” shkruan ajo.

Marrëveshja që të dorëhiqet Gruevski mendohet se është vendosur në orët e vona në takimin mes 4 liderëve të Maqedonisë , Zoran Zaev, Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci nën patronazh të eurokomesarit, Johanes Han dhe ambasadorëve Bejli dhe Orev. Bisedimet e djeshme ishin pafund, por në fund  jozyrtarisht u mësua se  e Gruevski do të largohet në muajin dhjetor, 4 muaj para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni.

Gruevski u trondit me aferën e përgjimeve në Maqedoni ku në bisedat e audio-regjistrimeve dëgjohet se është i involvuar në partizimin e plotë të institucioneve shtetërore shkruan ZHURNAL.

Në një deklaratë të shkurtër, komisari Johanes Han u tha gazetarëve para rezidencës së BE-së se është “arritur marrëveshje” në takimin e liderëve dhe se do ketë zgjedhje parlamentare. “Kemi marrëveshje të nënshkruar nga liderët, jam i kënaqur nga ajo që u arrit dhe me këtë do hapen rrugët e vendit për integrimin në BE e NATO. Duhet të jemi krenarë me liderët”, ka thënë Han. Komisari Han mësohet se për këtë ka njoftuar me telefon edhe zyrtaren e lartë amerikane Viktorija Nuland se është arritur marrëveshja.

Ja pikat e mareveshjes

Liderët e katër partive politike në Maqedoni, me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn kanë arritur marrëveshje e cila vendin e dërgon në zgjedhje të parakohshme

Ata janë marrë vesh që:

Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM të kthehet në Parlament më 1 shtator;

Qeveria aktuale të tërhiqet 3 muaj para zgjedhjeve apo deri në fund të 15 dhjetorit 2015;

Qeveria e përkohshme apo kalimtare të formohet deri më 15 janar 2016;

VMRO-DPMNE nominon kandidatin për kryeministër (deri 15 janar 2016), por në konsulta edhe tri partitë e tjera LSDM, BDI dhe PDSH;

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill 2016;

LSDM do të nominojë kadidatin për ministër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por siç thuhet në konsultime edhe me VMRO-DPMNE dhe BDI;

Ndarja e ministrive tjera do të jetë midis partive kryesore, ndërsa edhe zëvendësministrat do të kenë të drejtën e qasjes dhe vetos në gjitha ministritë për çështjet e lidhura me zgjedhjet;

LSDM zëvendësministra do të ketë në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.

Prokurori i ri Special do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator 2015, që do të udhëheq hetimet për përgjimet dhe do të zgjidhjet sipas marrëveshjes midis katër partive politike.

Nga kthimi i opozitës në Parlament do të nis miratimi i pakos së reformave për zgjedhjet dhe reformat e tjera, por edhe rekomandimet speciale nga raporti i ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button