☁️
Tiranë 11°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,827 ▲ +0.88% ETH $2,235 ▲ +1.65% XRP $1.3497 ▲ +0.31% SOL $84.2700 ▲ +0.89%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Raunig: Televizioni publik t’u jetë besnik qytetarëve, jo partive politike

unnamed23-307x200Kryetari të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Florian Raunig, theksoi ne konferencën rajonale dyditore për transmetuesit publikë, që filloi sot në Tiranë se, “Televizioni publik duhet së pari t’u jetë besnik qytetarëve dhe jo partive politike, bizneseve apo individëve. Nëse duam të na besojnë, nuk duhet ta harrojmë asnjëherë këtë fakt”.

“Po flasim këtu për transmetuesin publik, jo për televizionet komerciale. Paratë rrjedhin nga qytetarët të cilët financojnë punën e transmetuesit kombëtar publik me të ardhurat e fituara me punë”, tha Raunig.

“Elitat politike në shoqëritë në tranzicion kanë prirjen ta nënvlerësojnë rëndësinë e sektorit të transmetuesit publik. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të kuptojmë se modeli evropian i një mjedisi transmetimi të mirëbalancuar mbështetet në një balancim të kujdesshëm pushtetesh midis televizionit publik dhe atyre komerciale”, u shpreh ambasadori Raunig.

Ky ekuilibër, vijoi ambasadori i OSBE-së, “siguron marrëdhënie të harmonishme midis interesave të caktuara politike apo ekonomike dhe interesit të qytetarëve, që shpesh përkufizohet si interesi i përbashkët. Vendet që po përpiqen të zhvillojnë më tej demokracinë duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë këtij modeli, të krijojnë një transmetues publik të qëndrueshëm nga aspekti ekonomik, me pavarësi redaksionale dhe profesionale, i cili kontrollohet nga publiku, financohet nga publiku dhe është bërë për publikun”.

Sipas ambasadorit Raunig, “është detyra ligjore e Kuvendit të Shqipërisë të zgjedhë e reja drejtuese të transmetuesit kombëtar publik. Në këtë kontekst, do të doja të theksoja rëndësinë e veçantë të integritetit personal, kompetencës profesionale dhe angazhimit të shëndoshë politik të ekipit drejtues dhe redaksional të RTSH-së”.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Florian Raunig, në konferencën rajonale dyditore për transmetuesit publikë, që filloi sot në Tiranë

Sigurisht, theksoi ai, “është një rrugë e gjatë përpara drejt realizimit të një qëllimi kaq ambicioz siç është besimi i publikut. Shkëmbimi i përvojave dhe puna e përbashkët për zhvillimin e mekanizmave specifike të llogaridhënies janë një pjesë e rëndësishme e procesit. Ne, në Prezencën e OSBE-së, ju mbështesim plotësisht në lidhje me kohën dhe energjinë që do të investoni në këtë seminar dyditor”.

Ambasadori Raunig siguroi se OSBE dhe partnerët ndërkombëtarë janë të gatshëm të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë me sa të munden. Seminari rajonal për transmetuesit publikë dhe rritjen e besimit të tyre te njerëzit zhvillohet sot dhe nesër në Tiranë. Seminari organizohet nga Bashkimi i Transmetuesve Evropianë (EBU), Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, UNESCO dhe Radio-Televizioni Shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.