☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.59 ▲0.89%
ARI 5,023 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,018 ▲ +3.46% ETH $2,261 ▲ +7.6% XRP $1.4777 ▲ +4.37% SOL $93.5800 ▲ +6.03%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.59 ▲0.89 % ARI 5,023 ▼0.77 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.59 ▲0.89 % ARI 5,023 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Reagon për herë të parë Edi Rama pas protestës së opozitës: Kjo shfaqje e opozitës i ka sjell dëm Shqipërisë

E ka quajtur një tentativë për të bllokuar reformën në drejtësi, protestën që opozita e bashkuar mbajti këtë të hënë para Parlamentit, për të penguar procesin e zgjedhjes së prokurorit të ri të përgjithshëm me mandat të përkohshëm.

Pas votimit në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, kryeministri Edi Rama priti mbarimin e protestës dhe largimin e të gjithë tubuesve për të mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me atë që ndodhi brenda dhe jashtë Kuvendit. Sipas tij, kjo shfaqje e opozitës i ka sjell dëm Shqipërisë, vecanërisht në sytë e ndërkombëtarëve sa i përket prespektivës së vendit tonë për çeljen e negociatave anëtarësuese në Bashkimin Evropian.

Kreu i qeverisë tha se nuk ishte dëshirë e tij që zgjedhja e kryeprokurorit të ri të bëhej mes protestës dhe tymuesve që u hodhën edhe brenda sallës nga opozita. Por sipas tij ishte kjo e fundit që nuk zgjodhi rrugën e dialogut, edhe pse sipas Ramës, pati thirrje të shumta edhe nga vetë BE-ja.

Rama e quajti të ligjshëm zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, duke thënë se nuk ka asnjë shkelje kushtetuese, ndërsa përmendi faktin se mandati i Adriatik Llallës, si rrallë ka ndodhur me kryeprokurorët e mëparshëm, mbylli mandatin e plotë 7-vjeçar.

“Dua tu kërkoj ndjesë shqiptarëve pa dallim, por edhe partnerëve ndërkombëtarë për shfaqjen më të fundit të përpjekjes për bllokimin e reformës në drejtësi. Shfaqjen e sotme e dha opozita, por faturën  kësaj shfaqje e merr fatkeqësisht e gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë çeljes së negociatave për në BE-në, dhe nuk e meriton as baltën as tymin as dëshpërimin e kësaj opozite të frikësuar nga reforma në drejtësi. Bëra sa munda dhe sinqerisht nuk e di sa mund të bëj më shumë për të çelur dialogun me opozitën lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. As kërkesat e BE nuk mjaftuan dot për ta sjellë opozitën në tryezën e dialogut për këtë çështje, zgjedhje e kryeprokurores me vetëm votat tona ishte një zgjedhje plotësisht legjitime, e konfirmuar edhe nga misioni ndërkombëtar i drejtësisë i asistuar nga SHBA, por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar prej nesh. Dëshiroja një zgjedhje me mirëkuptim përmes dialogut me opozitën” , u shpreh kryeministri Edi Rama.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.