☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,073 ▼ -0.07% ETH $2,259 ▲ +0.48% XRP $1.3532 ▼ -0.21% SOL $84.7600 ▼ -0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Bota

Reagon Rusia: Marrëdhëniet me SHBA janë dëmtuar shumë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar ndaj sulmit me raketa të SHBA-së ndaj një baze ajrore siriane, duke thënë se ky sulm shkel rregullat ndërkombëtare dhe dëmtoi shumë marrëdhëniet e Rusisë me Amerikën.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov është cituar nga agjencitë ruse të lajmeve të thotë se lideri rus e cilëson sulmin amerikan në Siri “si agresion ndaj një shteti sovran”.
“Është një agresion ndaj një shteti sovran me pretekst të sajuar dhe një përpjekje cinike për të shpërqendruar botën nga vdekjet e civilëve në Irak”, ka thënë Peskov.

Por, Ministria e Mbrojtjes në Rusi thotë se nga 59 raketat e SHBA’së kundër Sirisë, vetëm 23 prej tyre e arritën tragetin. 36 raketa të tjera, Rusia thotë se nuk dihet se ku kanë goditur. Ministria e Mbrojtjes në Rusi thotë se raketat Tomahoëk të SHBA’së që i nisi drejtë Sirisë për t’i bombarduar caqet e ushtrisë siriane, nuk kanë arritur të gjitha cakun e caktuar, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.

“Nuk dihet lokacioni i 36 raketave të tjera të cilat nuk e goditën zonën ku ishte e targetuar”, thotë Ministria ruse, duke shtuar se vetëm 23 prej tyre kanë goditur zonën.

Kremlini dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më herët dolën me deklaratë zyrtare se janë kundër këtij veprimi të SHBA’së kundër Sirisë, duke shtuar se kjo mund do t’i dëmtojë rëndë marrëdhëniet Rusi-SHBA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.