Opinion

Reforma antikorrupsion i ka errësuar arsyen çiftit Rama-Basha

Spartak Ngjela

E shihni gjendjen politike në Shqipëri që është si e amullt?
A e dini Pse?
Se heronjtë e korrupsionit janë të lodhur.
Këta janë të futur brenda vetes, se nuk dinë ç’të bëjnë.
l.
Është miratuar një korpus i gjerë legjislativ, që heronjve iu është marrë vota e miratimit të tij me forcë nga politika amerikane. Dhe ky korpus e ka zgjidhur çështjen ligjore përfundimisht.
Kurse korrupsioni i nivelit të lartë ka akoma shpresë për bllokim.
Janë të gjithë të kapur, prandaj.
Por këtë nuk e kuptojnë, prandaj nuk dorëzohen, por vinë vërdallë
Deri para disa muajsh kundër Reformës qarkullonte vërdallosja Berisha- Meta; të cilën e shkatërroi politika amerikane, duke iu nxjerrë faktet korruptive, madje edhe të krimit ndërkombëtar.
Më të rënda janë faktet që i kanë nxjerrë Saliut. E shihni sesi është futur Saliu skutave të heshtjes?
Por befas na ka dalë në skenë sorrollatja Rama- Basha.
Këta, një herë afrohen, pastaj largohen, se nuk kanë asnjë gjë të qartë.
Por si ka mundësi që e majta dhe e djathta i sheh kështu këta të dy, dhe hesht!
Në fakt frika e politikanëve shqiptarë është proverbiale: njëqind vjet frikë nga mbreti, gjeneralët dhe
tiranët.
Heshtje për të marrë diçka më shumë… dhe të trembur nga krim i shtetëror.
Në fakt krimi shtetëror të tremb.
Por edhe sot, me gjithë këto mundësi, si ndodh që të dy krahët e politikës shqiptare janë të trembur, dhe shohin në pritje vallen e dyshes Basha- Rama që duan të bllokojnë Reformën?
Se është ajo frika e vjetër, prandaj
II.
Por, a do ta mxjerrin dot lojën e tyre Basha dhe Rama?
Në fakt frika dhe shqetësimi i goditjes që mund t’iu vijë nga Reforma antikorrupsion, iu ka errësuar arsyen, prandaj futen nën ujë e dalin të dy nga uji: por asgjë.
Fshehen, pastaj grinden dhe fshehen prapë. Dhe prapë dalin, por asgjë
Pikërisht për këtë arsye të dy kanë marrë rreth vetes rajá që mendojnë se janë thirrur që bashkërisht të vjedhin shqiptarët. Dhe nuk e kanë keq, se për këtë i kanë thirrur.
Por ku po shkojnë?
Asgjëkundi.
Lodhet kot çifti Basha-Rama: nuk mund ta ndalojnë dot këta oksidentalizimin e Shqipërisë dhe bashkimin e saj.
Për bashkimin nuk mund të flitet se Basha ( si dhe Saliu) është me fqinjët e veriut- domethënë me Beogradin.
Nuk e di çdo të ndodhë me Ramën, por kaq i trembur sa është, edhe ky mund të rreshqasë në esadizëm si Berisha.
Të shohim…
lll.
Tani testi është të Reforma në Drejtësi, e cila me qeverinë mediokër që paraqiti Rama, kuptohet se kjo qeveri është kundër saj; dhe kundër çdo reforme institucionale.
Qeveria shqiptare sot duhet të jetë shumë profesionale, dhe me aftësi politike. Të cilat nuk i ka.
Dhe, a e dini Pse?
Sepse këto lloj reformash demokratike, jo vetëm që i rrëzojnë këta, por edhe i shpronësojnë.
Por nuk kanë ç’të bëjnë: Reforma lëviz përpara, dhe këta e kanë të pamundur ta ndalojnë.
Eppur si muove – do të thoshim me shprehjen e famshme të Galileo Galileit…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button