🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.67 ▲4.02%
ARI 4,340 ▼1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,539 ▲ +3.59% ETH $2,142 ▲ +4.38% XRP $1.4138 ▲ +2.31% SOL $90.4500 ▲ +4.66%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.67 ▲4.02 % ARI 4,340 ▼1.53 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.67 ▲4.02 % ARI 4,340 ▼1.53 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Reforma Konsullore: Lehtësohen procedurat midis Gjermanisë dhe Shqipërisë

Pas Italisë dhe Belgjikës, edhe Gjermania fillon zbatimin e regjimit pa legalizim të dokumenteve sipas Konventës së Hagës.

Ky hap do t’i kursejë shtetasve tanë kohë dhe shpenzime.

Në vijim të një pune disavjeçare të dy Ministrive të Punëve të Jashtme dhe duke marrë në konsideratë modernizimin dhe garancitë e rregullshmërisë së dokumenteve që lëshohen nga administrata shqiptare, Gjermania vendosi të pranojë zbatimin reciprok të regjimit pa legalizim të dokumenteve, i njohur si regjimi i Apostille-s.

Nëpërmjet këtij vendimi përmirësohen ndjeshëm shërbimet ndaj qytetarëve që duhet të paraqesin dokumente në Gjermani ose anasjelltas.

Tanimë, të gjithë dokumentet zyrtarë të prodhuar nga autoritetet e të dyja vendeve do të apostilohen pa pasur nevojë të legalizohen nga përfaqësitë respektive diplomatike.

Për çdo dokument të lëshuar nga institucionet shqiptare dhe që do të paraqitet në Gjermani nëpërmjet këtij vendimi do të kursehet tarifa e legalizimit nga autoritetet gjermane, me vlerë 20 euro/dokument, si dhe koha e pritjes do të përgjysmohet.

Gjithashtu, dokumentet e prodhuara nga autoritetet gjermane, për të qenë të vlefshme në Shqipëri, duhet të legalizohen me vulën Apostille të lëshuar nga institucionet gjermane, pa pasur nevojë të legalizohen pas kësaj në Ambasadën e RSH-së në Berlin. Edhe në këtë rast, kursehen 20 euro/dokument dhe ulet ndjeshëm koha e pritjes.

Ministria e Punëve të Jashtme, në kuadër të reformës së shërbimeve konsullore dhe përmirësimit dhe përshpejtimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, po vijon përpjekjet e saj për heqjen e legalizimit të dokumenteve edhe me vende të tjera të BE-së ku jetojnë shtetasit shqiptarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.