Politika

Reforma në Drejtësi, Komisioni i Venecias: Debati për formulën e votimit, çështje politike dhe jo teknike

Komisioni i Venecias ka publikuar rekomandimet përfundimtare për reformën në Drejtësi. Një reformë e proklamuar tej mase nga qeveria dhe opozita në vendin tonë.

Në dokumentin e publikuar janë radhitur të gjitha sugjerimet në 18 faqe dhe në krye të listës është çështja e votimit nga Kuvendi të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit apo Këshillit të Prokurorisë.

Thelb i debatit politik është fakti se opozita kërkon votimin e këtyre anëtarëve me 2/3 e votave të kuvendit, mazhoranca nënvizon se edhe me 3/5 sërish do të ishim në limitet e shumicës së cilësuar. Komisioni Venecias në përgjigjen e saj, lidhur me këtë debat, thekson se çështja 2/3-at apo 3/5-at është totalisht politike dhe jo teknike.

Komisioni i Venecias thekson se “dëshira e opozitës për 2/3-at është e kuptueshme sepse kjo mund t’a shtyjë shumicën në fuqi për kompromis. Megjithatë, Komisioni i Venecias thekson se paragrafi 55 i Opinionit të Ndërmjetëm nuk rekomandonte shumicën prej 2/3-tash. Të dyja këto shumica të cilësuara janë të ligjshme dhe metoda e zgjedhjes që propozohet nga projekt ndryshimet (shumica prej 3/5-ash), në parim, është një zgjidhje e pranueshme. Komisioni i Venecias përsërit që anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ-së nuk duhet të jenë zgjedhje vetëm e shumicës parlamentare, dhe prandaj shumica e cilësuar mund të jetë një zgjidhje e mundshme për të zgjedhur kandidatët që kanë mbështetje ndërpartiake. Megjithatë, përbërja pluraliste mund të sigurohet edhe me mënyra të tjera, jo duke caktuar domosdoshmërisht prag të lartë votash. Projekti ndryshimet tashmë përmbajnë disa elemente që kontribuojnë në arritjen e këtij qëllimi”.

http://www.euralius.eu/images/Justice-Reform/Draft-Opinioni-Final-KV-Shqip-CDL-2016-002.pdf

“Së pari, 6 nga 11 anëtarët e KLGJ (pra shumica absolute) zgjidhen nga gjyqtarët nëpërmjet një “procedure të hapur dhe transparente” dhe në bazë të disa kritereve përzgjedhëse. Prania e një komponenti të fuqishëm gjyqësor brenda KLGJ-së ul ndjeshëm rrezikun e kapjes politike. Së dyti, në lidhje me anëtarët jo gjyqtarë, procesi i nominimit (kandidimit) të tyre është po aq i rëndësishëm sa metoda e zgjedhjes së tyre. Distanca e tyre nga politika mund të sigurohet nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent nominimi, me nismën e organeve të pavarura nominuese (universitete, OJQ, dhoma avokatie, etj.) dhe të përfundohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që përbëhet nga anëtarët e gjyqësorit”.

“Ky proces nominimi duhet të bëjë të mundur që Parlamenti të detyrohet të bëjë një përzgjedhje mes kandidatëve më të kualifikuar dhe jo të emëruarve politikë. Së treti, në lidhje me metodën e zgjedhjes së anëtarëve jo gjyqtarë, janë të mundshme disa zgjidhje të tjera dhe Parlamenti mund të konsiderojë edhe alternativa të mëtejshme, përkatësisht duke siguruar përfaqësimin proporcional de facto të forcave kryesore politike brenda KLGJ-së. Për shembull, nëse një deputet ka të drejtë të votojë vetëm për një nga pesë kandidatë, në këtë mënyrë bëhet e mundur që opozita, duke përqendruar votat në zgjedhjen e një ose dy kandidatëve, të sigurojë përfaqësimin në KLGJ ndërsa shumica do të mbështesë tre kandidatët që mbeten. Ndërsa në një skenar të tillë opozita nuk do të ketë fuqi bllokuese brenda KLGJ-së, ajo do të ketë disa të drejta procedurale dhe prania e saj brenda KLGJ-së do të sigurojë transparencën e punës së saj”.

Një tjetër sistem mund të jetë që çdo deputet të ketë një numër të kufizuar votash (për shembull tre vota kur personat që do të zgjidhen janë pesë), duke ruajtur kërkesën për një shumicë të cilësuar të caktuar. “Një model tjetër i zgjedhjes ka të bëjë me krijimin e dy listave alternative të kandidatëve- një nga koalicioni qeverisës dhe një tjetër nga opozita. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të rendisë kandidatët dhe do t’i dërgojë të dyja listat në Parlament, i cili më pas do të zgjedhë tre kandidatë nga “lista e shumicës” dhe dy nga 3 Neni 149/ç nuk thotë asgjë për natyrën detyruese të renditjes së kandidatëve dhe personave të nominuar e cila i paraqitet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Komisioni i Venecias, thekson sa më poshtë: “Zgjidhje të tjera, ndoshta të preferueshme, përfshijnë përdorimin e metodave proporcionale të votimit, duke konsideruar përfshirjen e aktorëve te ndryshëm institucional ose duke krijuar marrëdhënie të reja ndërmjet institucioneve shtetërore. Çdo shtet duhet të krijojë formulën e tij.” 6 “lista e opozitës”, në të dyja rastet me shumicën e cilësuar me 3/5-at “.

“Komisioni i Venecias thekson që i takon ligjbërësit vendas që të përzgjedhë sistemin që së pari do të sigurojë përzgjedhjen paraprake të kandidatëve më të kualifikuar nga një trupë e përshtatshme ekspertësh, dhe së dyti do t’i japë opozitës mundësinë që të ndikojë në zgjedhjen e pjesës “jo-gjyqtarë” të KLGJ-së nëpërmjet kërkesës për shumicë të cilësuar ose në ndonjë mënyrë tjetër. Do të ishte e këshillueshme që të shprehen disa parime që rrjedhin nga përvoja kushtetuese europiane për këtë zgjedhje gjithashtu (përfaqësim i drejtë i të gjitha shkallëve të sistemit gjyqësor, thirrje e hapur për kandidatët etj). Në lidhje me kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë, ato janë të mjaftueshme; mund të këshillohet që kërkesa për moral të lartë dhe integritet profesional të zbatohet edhe për anëtarët gjyqtarë. Konsideratat e mësipërme mund të zbatohen edhe për përbërjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që mund të organizohet sipas të njëjtës logjikë”

Lidhur me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Komisioni i Venecias më përpara ka rekomanduar që “këshilla për kualifikimin profesional të kandidatëve duhet të merren nga personat e duhur si psh. përfaqësues të komunitetit ligjor (përfshirë prokurorët) dhe nga shoqëria civile”5. Sipas projekt ndryshimeve të rishikuara, PP zgjidhet nga lista e kandidatëve e përgatitur nga KLP. Po kështu, ILD përzgjidhet nga lista e përgatitur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). Përfshirja e KLP dhe KED në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të PP dhe ILD edhe në një situatë ku shumica qeverisëse kontrollon 3/5at e votave në Parlament.

Prandaj, në thelb, pranohet modeli i propozuar në projekt. Projekt ndryshimet e rishikuara gjithashtu parashikojnë një mekanizëm zhbllokues që mendohet se do t’i japë një shtysë parlamentit për të arritur një marrëveshje, sepse përndryshe zgjidhja do të vendoset diku tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button