PolitikaPresidenciale

Reforma në drejtësi, kreu i Komisionit të Venecias, letër Nishanit

Kreu i Komisionit të Venecia, Gianni Bquicchio, i ka dërguar një letër presidentit Nishani, duke e falënderuar për përkushtimin e tij në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Buquicchio shkruan se është i prekur nga përkushtimi i kreut shqiptar të shteti dhe se ndan dëshirën e tij për të çuar përpara këtë proces të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, Gianni Buquicchio ka siguruar se Komisioni i Venecias ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për t’i ndihmuar ato në këtë proces të rëndësishëm, i cilësuar edhe si kyç për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Ja teksti i plotë i letrës

“I dashur President Nishani,

Letrën tuaj e lexova me shumë vëmendje. Jam tepër i prekur nga përkushtimi dhe energjia juaj dhe ndaj dëshirën tuaj për të shënuar përparim në reformën e drejtësisë në Shqipëri dhe për ta sjellë gjyqësorin shqiptar në përputhje me standardet evropiane. Nga ana jonë, më lejoni t’ju siguroj se Komisioni i Venecias ka qenë dhe mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për t’i ndihmuar në këtë proces.

Në fakt u deshën disa kohë për t’i dhënë formë reformës dhe për të formuluar propozimet kryesore. Ashtu siç e dini edhe ju, projekt-ndryshimet që kemi marrë për t’i analizuar u përpiluan nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar. Nëse e kemi kuptuar drejt, ato projekt-ndryshime janë formuluar pa pjesëmarrjen e anëtarëve të opozitës në Komision. Sidoqoftë, opozita parlamentare (përkatësisht Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim) i formuluan kundërshtimet dhe komentet e tyre lidhur me projektin, dhe ne i kemi marrë duke i botuar në uebsajtin tonë si material shtesë që duhet marrë në konsideratë për këtë opinion.

Kështu që, ndërsa fokusi i opinionit tonë do të jetë projekti “kryesor” i reformës kushtetuese siç është formuluar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar, raportuesit do të shqyrtojnë këtë projekt në përputhje me komentet dhe kritikat e shprehura nga opozita. Për më tepër, në vijim të projekt-agjendës së vizitës sonë, ajo përfshin një takim të veçantë me opozitën që do të na mundësojë të njihemi me pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre edhe më mirë. Dhe në fund, siç e vura re me kënaqësi të madhe në program, raportuesit do të kenë një mundësi dhe shans t’ju takojnë ju, Zoti President dhe të diskutojnë pikat thelbësore të reformës së ardhshme.

Në përfundim, më lejoni të theksoj se ndërsa përfshirja e Komisionit të Venecias nuk mund të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet politike në një vend të caktuar, në opinionet tona kemi bërë thirrje gjithmonë për një proces gjithëpërfshirës politik që përfshin një spektër të gjerë aktorësh politikë. Ky është një argument edhe më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese – dhe kjo është arsyeja pse, përveç projektit zyrtar, ne do të marrim parasysh edhe pikëpamjet alternative”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button