🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.34 ▲2.61%
ARI 4,666 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,539 ▼ -0.5% ETH $2,101 ▼ -1.02% XRP $1.3079 ▼ -2.52% SOL $79.6000 ▼ -1.96%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.34 ▲2.61 % ARI 4,666 ▼0.4 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.34 ▲2.61 % ARI 4,666 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Reforma në drejtësi, Lu: Në një sistem të korruptuar viktimat janë shpesh gra

Korrupsioni mbush xhepat me para të pista dhe shpesh viktimë e tij janë gratë, është shprehur ambasadori amerikan Donald Lu.

Në tryezën e organizuar për të drejtat e grave dhe reforma në drejtësi, Lu tha se e rëndësishme është që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë e diskutimit të reformës në drejtësi.

“Në një sistem të korruptuar, viktimat janë shpesh gra. Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë, ndërsa të varfrit janë viktimat. Puna e vështirë nuk ka mbaruar. Është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë e diskutimit të kësaj reforme të rëndësishme. E dimë se propozimi i tanishëm i reformës duhet të përfshijë ndryshime të rëndësishme për të reflektuar ide më të mira nga Komisioni i Venecias, ekspertët e opozitës, gjyqtarët, prokurorët, juristët dhe publiku i ndërgjegjshëm. Ky proces ka nisur”, u shpreh z. Lu.

Reforma në drejtësi ofron një mekanizëm për të frenuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë.
“Ekspertët tanë u përfshinë aktivisht në forcimin e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshe nga propozimet e mëparshme ky propozim ofron një mekanizëm për të larguar gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe të paaftë. Ai ngre sistem më të mirë për të frenuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen dhe ristrukturon funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm për të nxitur më pak politizim”, tha Lu.

Ndërsa deputetja Majlinda Bregu, e cila prej vitesh lobon për mbrojtjen e grave, viktimë të dhunës në familje, tha se vetëm vitin e kaluar 3090 gra kanë qënë viktima të dhunës. Ajo tha se duhet të ketë një shkundje të të gjitha institucioneve që nga policia, e para që ka kontaktin me gruan e dhunuar, e institucionet e tjera në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.