Kronika

Reforma në drejtësi, Manjani: S’ka më llafe, është koha e punës

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur angazhimin e tij për përmbushje të rekomandimeve të raportit të KE-së, për të çelur negociatat për anëtarësim në pranverë. “S’ka më llafe, është koha e punës”, deklaron Manjani.

“Plotësimi i të gjitha rekomandimeve të këtij raporti do të bëjë të mundur që të marr ftesën për të çelur negociatat për anëtarësim në pranverë. Është një axhendë konkrete, s’ka më llafe, deklarata boshe, është koha e punës. Ky raport është bibla ime dhe e kolegëve të mi në përbërje të qeverisë. Kryetema e këtij raporti lidhet drejt për drejtë me reformën në drejtësi”, tha ministri Manjani.

Ai tha se ka një sërë masash që duhet të merren, duke u shprehur se nismat antikorrupsion do të jenë të vazhdueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button