🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.46 ▼5.3%
ARI 4,575 ▲3.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,820 ▲ +1.12% ETH $2,193 ▲ +1.36% XRP $1.4285 ▲ +0.58% SOL $93.2300 ▲ +1.7%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.46 ▼5.3 % ARI 4,575 ▲3.92 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.46 ▼5.3 % ARI 4,575 ▲3.92 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale, këtë javë pritet miratimi i p/ligjit në qeveri

 Bleci-CuciProjektligji i reformës administrativo-territoriale pritet të miratohet më 23 korrik nga Këshilli i Ministrave, ndërsa më pas drafti do t’i kalojë për shqyrtim
komisionit të posaçëm, i cili do t’ia përcjellë Kuvendit për miratim në seancën plenare të 31 korrikut.

Miratimi i këtij pr/ligji kërkon 3/5 e votave të anëtarëve të parlamentit.
Komisioni i posaçëm miratoi më 17 korrik hartën e re territoriale të Shqipërisë që do të ketë 61 bashki. Në këtë vendim u arrit pas marrjes në konsideratë të mendimeve dhe opinioneve të shprehura nga njësitë vendore, si dhe nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), e cila, ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës, u përfaqësua në komision pak ditë më parë.
Drafti paraprak i qeverisë parashikonte hartën me 47 bashki, por pas propozimeve të të zgjedhurve vendorë dhe PDIU-së komisioni vendosi të shtojë dhe 14 bashki, nga Veriu në Jugt, duke sjellë draftin përfundimtar me 61 bashki.
Në ndarjen e re territoriale u pranua varianti i PDIU-së për të përfshirë bashkinë e Konispolit, mes bashkive të reja, e cila popullohet kryesisht nga shqiptarë me origjinë çame. Në variantin paraprak Konispoli ishte pjesë e Bashkisë Sarandë.
Por, përfshirja e propozimeve të PDIU-së në variantin final, ngjalli reagimin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut(PBDNJ), pjesë e maxhorancës qeverisëse. Kryetari i saj, Vangjel Dule tha se ndarja është klienteliste dhe politike dhe kjo sipas tij është e papranueshme. Dule pretendon se me hartën e re është shkelur parimi i respektimit të minoriteteve dhe se Himara, sipas tij, është rasti më i spikatur. Por, megjithë kundërshtimet e PBDNJ-së mazhoranca nuk pritet të ndryshojë qëndrim për shtrirjen e bashkisë së re të Himarës, e cila me ndarjen e re territoriale parashikohet të bashkohet me Vranishtin dhe Lukovën.
Komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale i ngritur nga parlamenti, nisi nga puna tre muaj më parë, ndërsa Partia Demokratike e opozitës nuk u bë asnjëherë pjesë e tij. Vetëm disa javë më parë, PD kërkoi që reforma e re e territorit të nisë nga decentralizimi i kompetencave të pushtetit vendor dhe më pas të shkohet tek ndarja e re administrative. Por, kjo nuk u pranua nga mazhoranca, e cila është shprehur se reforma e decentralizimit do të nisë në shtator. Ulja e numrit të njësive vendore pritet të përmirësojë shërbimet për qytetarët dhe të lehtësojë proceset zgjedhore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.