Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,394 ▼ -1.91% ETH $2,004 ▼ -1.82% XRP $1.3422 ▼ -0.28% SOL $83.3000 ▼ -2.08%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale, merr fund ndarja bashki-komunë

 Harta_61_NJQV9-487x350Me reformën territoriale të miratuar në parlament më 31 korrik të gjitha njësitë e reja vendore të nivelit bazë do të quhen bashki. Ky koncept i ri i jep fund njëherë e mirë ndarjes artificiale në bashki e komuna, ose zona urbane e zona rurale, një dallim që shpesh ka mbartur dhe kuptim negativ.
Komunat dhe bashkitë ekzistuese që përthithen nga njësia e re vendore, do të konsiderohen me ligj si nëndarje të bashkisë, të quajtura njësi administrative dhe që do të ruajnë kufijtë e tanishëm ekzistues. Ky propozim në ligjin e ri bëhet me qëllim që administrimi i njësive të reja të qeverisjes vendore, sidomos në periudhën e parë të funksionimit me sistemin e ri të ndarjes administrative, të garantojnë vazhdimësinë e shërbimeve administrative të drejtëpërdrejta për qytetarët në zyrat ekzistuese të bashkive dhe komunave.
Kjo do të bëhet edhe duke përcaktuar në ligjin organik të qeverisje vendore, detyrimin për të pasur në këto njësi administrative (ish-njësi vendore) një administrator lokal.
Ndarja e re administrativo-territoriale e Republikës së Shqipërisë është organizuar me 12 qarqe dhe 61 bashki. Ndarja në nivel qarku mbetet e pandryshuar, 12 qarqe, ndërsa rrethi si njësi territoriale dhe nëndarje e qarkut suuprimohet në kushtet kur numri i bashkive është zvogëluar në 61 të tilla.
Në disa raste territori i bashkive të reja, përkon dhe me kufijtë e rretheve, ndërsa mesatarisht çdo qark përbëhet nga 5 deri në 6 bashki. Niveli i parë i qeverisjes vendore propozohet të riorganizohet me 61 njësi vendore, nga 373 bashki dhe komuna aktuale.
Ndarja me 61 bashki bazohet në metodologjinë e zonave funksionale. Për të krijuar 61 bashkitë e reja, janë bashkuar bashkitë dhe komunat ekzistuese, të cilat formojnë një zonë funksionale në pikëpamjen e kritereve teknike të miratuara nga komisioni i posaçëm parlamentar.
Ligji i vitit 2000 i klasifikon bashkitë, njësi vendore, si rregull urbane, ndërsa komunat si zona rurale. Kriteri kryesor i zonave funksionale parashikon ndërthurjen e zonave urbane dhe rurale në njësi të vetme administrative, duke bashkuar bashkitë (si rregull zona urbane) dhe komunat (si rregull zona rurale). Të gjitha nga 61 bashkitë e reja, përfshijnë mesatarisht 5-6 bashki ose komuna ekzistuese, që do të thotë se në përbërjen e tyre do kenë si zona urbane ashtu edhe zona rurale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.