🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.60 ▲3.94%
ARI 4,358 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,435 ▲ +3.32% ETH $2,135 ▲ +3.99% XRP $1.4111 ▲ +2.17% SOL $90.0700 ▲ +4.16%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.60 ▲3.94 % ARI 4,358 ▼1.11 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.60 ▲3.94 % ARI 4,358 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Reforma zgjedhore, të voglat dorëzojnë draftin në Kuvend

Partitë e vogla janë më të interesuarat për reformën zgjedhore dhe konkretizuan këtë interesim me dorëzimin në Kuvend të një draft-propozimi.

Ai që prezantoi këtë draft ishte kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi. Ai tha se drafti është i ngjashëm me propozimet e Partisë Demokratike, që kërkon votim dhe numërim elektronik.

Sa i takon sistemit, partitë e vogla kërkojnë atë rajonal me korrigjim kombëtar.

“Të kemi korrektim kombëtar dhe me këtë bien dakort të gjitha palët dhe do të jemi rehat nga kjo anë”, tha ai.

Platforma kërkon rikthimi tek listat e hapura, që Shehi tha se do të përgjysmojë pushtetin e kryetarëve të partive dhe financim të barabartë sipas parimit të proporcionalitetit të forcës elektorale të partive.

“Është një propozim i thjeshtë dhe i qartë nga ana ligjore, të realizueshme dhe që nuk dalin jashtë bashkësisë së kërkesave të palëve të tjera. Ky propozim mbështetet nga 43 parti”, tha Shehi.

Shehi thotë se platforma është e partive që nuk përfaqësohen në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërsa tha se janë dy pika që ndryshojnë nga ai i PD.

“Dy elementë ka ndryshe nga ai i PD. Ne kërkojmë që procesi duhet të administrohet nga një pjesë e sistemit të drejtësisë dhe jo më nga vullnetarë të partive”, tha ai.

Por a janë gati 3 partitë e mëdha që të mbështesin këtë draft? Sipas Shehit po.
“Në parim LSI ka dhënë mbështetjen për këtë draft, na e ka dhënë edhe zoti Basha dhe të shpresojmë që të kemi edhe mbështetjen e Ramës”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.