Maqedonia
Refugjatët mbeten në udhëkryq
Një numër refugjatësh nga Siria dhe Iraku të cilët ishin vendosur në vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, janë kthyer në qendrën tranzite të Tabanocit.
Këto informata i kanë dhënë vullnetarët të cilët vazhdojnë mbështetjen e refugjatëve me ushqime dhe veshmbathje, kurse gjithsej ka rreth 500, ndërkaq një pjesë e tyre vullnetarisht kanë pranuar të kthehen në qendrën tranzite Vinojug në Gjevgjeli.