Kronika

‘Regjistroi videon e Alizotit’, Florenc Hoxha shkon tek Krimet e Rënda

 Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha do të merret sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me çështjen ‘Babalja’.

Hoxha mbërriti sot rreth orës 09:30 në Prokurori dhe do të japë sot llogari për videon e dytë të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizoti në një tjetër dëshmi për këtë çështje. Hoxha thuhet se ka regjistruar videon ku shihet Alizoti, që mendohet se është bërë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Ishte deputeti Taulant Balla ai që bëri këtë deklaratë nga salla e Kuvendit.

Kujtojmë se dje nga Krimet e Rënda u pyet Ardi Veliu, ku dha llogari për deklaratën e Alizotit, ku ky i fundit pretendon se drejtori i Policisë së Shtetit e kishte çuar me makinë në Prokurori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button