☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.14 ▲1.74%
ARI 4,715 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,853 ▼ -0.09% ETH $2,096 ▲ +1.04% XRP $1.3375 ▼ -0.05% SOL $82.8400 ▼ -1.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Rekrutimi i xhihadistëve në rrjetet sociale; dialogu i Elezit me një minoren

Propaganda për rekrutimin e xhihadistëve për të luftuar përkrah ISIS, ku ishin përfshirë edhe dy shtetasit shqiptarë Alban dhe Elvis Elezi, xhaxha dhe nip, bëhej përmes rrjetit social Facebook.

xhihadistetgraHetuesit italianë të anti-terrorit kanë zbuluar komunikimet e bëra në datat 12 dhe 13 nëntor 2014 mes 20-vjeçarit Elezi, prej vitesh i vendosur në Torino, dhe një të riu që ai përpiqej të rekrutonte.

“Po të them, vëlla, se Shteti nuk është diçka e krijuar nga Amerika… jam i sinqertë dhe i sigurt. Madje, sot Amerika burgos këdo që tenton t’i bashkohet Kalifatit dhe këtë verë atje (në Siri) është vrarë një miku im. Uroj që Allahu të ketë pranuar martirin e tij. Ka shumë shqiptarë atje, por jo vetëm shqiptarë, ka nga e gjithë bota: Austria, Amerika, Anglia, Italia, nga Ballkani dhe çeçenë”, shkruante Elvis Elezi.

Sipas raportimeve të “Corriere della Sera”, marrësi i mesazheve të Elezit ishte Mahmoud Ben Ammar, një minoren me origjinë tuniziane banues në Itali, që priste të mbushte 18 vjeç për t’iu bashkuar luftës së shenjtë.

Ky i fundit përgjigjej: “Vëlla, po hap një parantezë për hur-in, sepse ti je i vetmi person tek i cili mund të mbështetem”.

Sipas gjykatësit, referimi ndaj fjalës “hur” nuk është i rastësishëm, pasi sipas traditës islamike është parajsa me femrat e reja që u vihen në dispozicion martierëve.

Ndërsa miku i vdekur, sipas hetimeve të gjyqtarit që urdhëroi arrestimin e Elvisit, është Idajet Balliu, që me familjen Elezi ka lidhje familjare.

Nga përgjime të tjera rezulton se Elvisi donte të shkonte të luftonte në Irak, ndërsa minoreni preferonte Dualanë, termi i përdorur nga Shteti Islamik për t’iu referuar Sirisë, prej nga shpresonte të arrinte më pas hur-in.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.