☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.94 ▲2.31%
ARI 4,558 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,541 ▲ +1.02% ETH $2,061 ▲ +2.67% XRP $1.3511 ▲ +0.81% SOL $84.0000 ▲ +1.58%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.94 ▲2.31 % ARI 4,558 ▲0.74 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.94 ▲2.31 % ARI 4,558 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Remitancat/ BB: Shqipëria një ndër dhjetë vendet përfituese më të mëdhenj

Flukset e remitancave përmes kanaleve dixhitale u rritën gjatë vitit 2020, bën të ditur raporti i Bankës Botërore. Sipas BB, Shqipëria renditet një ndër dhjetë vendet përfituese, më të mëdhenj të remitancave në Europë dhe Azinë Qendrore.

“Sa i përket dixhitalizimit të sektorit, raporti tregon se, shumë operatorë kryesorë të transferimit të parave raportuan rritje me dy shifra në shërbimet e tyre dixhitale, në kontrast të fortë me rënien e shërbimeve të tyre të dërgesave të parave. Kalimi nga para kesh në kanale dixhitale duket se ka vazhduar gjatë gjithë vitit 2020. Të dhënat e fundit treguan se remitancat ndërkufitare u rritën me 65% në 2020 (nga 7.7 miliardë dollarë në 2019 në 12 miliardë dollarë në 2020), duke arritur mbi 1 miliard dollarë në transaksionet e dërguara dhe të marra çdo muaj (Andersson dhe Naghavi 2021, GSMA). Besohet se ka pasur edhe një zhvendosje të gjerë në flukset nga kanalet informale në ato zyrtare në vitin 2020”, thuhet në raportin e publikuar së fundi nga Banka Botërore.

Gjatë dy viteve të fundit, remitancat kanë përbërë 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë.
Ndërkohë që, sipas Vrojtimit mbi Financat dhe Konsumin e Familjeve Shqiptare, zhvilluar së fundmi nga Banka e Shqipërisë, vlerësohet se gjatë vitit 2018, 23% e familjeve shqiptare kanë marrë të ardhura në formën e remitancave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.