☁️
Tiranë 11°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,417 ▼0.93%
DOW 45,542 ▼0.91%
NASDAQ 21,108 ▼1.4%
NAFTA 98.08 ▲3.81%
ARI 4,541 ▲2.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,188 ▼ -4.11% ETH $1,994 ▼ -3.57% XRP $1.3399 ▼ -1.42% SOL $83.3800 ▼ -4.67%
S&P 500 6,417 ▼0.93 % DOW 45,542 ▼0.91 % NASDAQ 21,108 ▼1.4 % NAFTA 98.08 ▲3.81 % ARI 4,541 ▲2.99 % S&P 500 6,417 ▼0.93 % DOW 45,542 ▼0.91 % NASDAQ 21,108 ▼1.4 % NAFTA 98.08 ▲3.81 % ARI 4,541 ▲2.99 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rënia e euros! Eksportuesit letër institucioneve: Ndikojnë paratë informale

Eksportuesit shqiptarë i kanë dërguar një letër institucioneve financiare në lidhje me rënien e euros në vendin tonë.

Sipas Zyrës së Unifikuar të Shoqatave të Eksportit, rënia e euros po ndikohet nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse.

Në letër theksohet se komuniteti i eksporteve sot, përfaqëson mbi 5000 kompani ekportuese, mbi 200 mijë të punësuar dhe ka një kontribut afërsisht 23% në PBB.

Letra e plotë

Nga: Zyra e Unifikuar e shoqatave të Eksportit
Të nderuar drejtues të institucioneve financiare,
Së pari, na lejoni të shprehim vlerësimet pozitive të komunitetit të Eksportuesve shqiptarë, për ndihmën tuaj që në hapat e parë të tranzicionit shqiptar. E vlerësojmë shumë faktin që institucionet tuaja i konsiderojnë shoqatat e biznesit, si partnerë të dobishëm në zbatimin e reformave strukturore dhe sektoriale. Komuniteti i eksporteve sot, përfaqëson mbi 5000 Kompani ekportuese, mbi 200 mijë të punësuar dhe ka një kontribut afro 23% në PBB. Falë rritjes dhe konsolidimit të tyre, eksportuesit janë një nga shtyllat kryesore të rritjes së aftësisë konkuruese dhe përmirësimit të bilancit tregtar dhe bilancit të llogarisë korrente.

Jemi të vetëdijshëm se në kushtet e aplikimit të kursit të luhatshëm të këmbimit, do të prekemi nga goditje të jashtme. Kjo situatë është ndjerë më shumë vitet e fundit. Zhvlerësimi i monedhës euro është rreth 20% dhe rreth 13% me bazë vjetore. Do ta vlerësonim pozitivisht, nëse forcimi i monedhës kombëtare do të vinte nga forcimi i ekonomisë sonë për shkak të rritjes së produktivitetit, rritjes së konkurencës, rritjes së investimeve të huaja direkte dhe të ardhurave nga remitancat.

Por luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse. Vlerësojmë se këto luhatje ndoshta do të ndjehen edhe më shumë në vitet në vijim, prandaj e kosniderojmë se do të ishte shumë e vlefshme për të bashkuar forcat me ekspertët tuaj, për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale. Ne mbetemi me shpresën e plotë se institucioni juaj do të na ofrojë ekspertizën e kërkuar, e cila bazohet në faktin se ju keni eksperienca shumë të gjatë dhe nga gati të gjitha shtetet anëtare.

Urimet më të mira për ju,
Zyra e Unifikuar e shoqatave të Eksportit

Reagimi ka ardhur pas vendimit të Bankës së Shqipërisë për të mos ndërhyrë në kursin e këmbimit të euros.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.