Europa

Renzi: Nënshtetësia italiane për fëmijët e të huajve akt qytetërimi

Kryeministri-i-caktuar-Matteo-RenziNënshtetësia italiane për fëmijët e të huajve përbën një akt qytetërimi, një vagon në trenin e të drejtave të njeriut, deklaroi kryeministri italian, Matteo Renzi, i ftuar në një program mjaft të ndjekur televiziv.

”Do të jetë e mjaftueshme të përfundojnë një cikël shkollor në Itali që fëmijët e lindur nga familjet e emigrantëve të marrin nënshtetësinë italiane”, theksoi kryeministri italian.

”Pas ligjit elektoral, qeveria ka ndërmend që të çojë në parlament, në muajin janar, projektligjet për bashkimin civil, atë të nënshtetësisë për fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj si edhe projekligjin për shoqëritë e sektorit të tretë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Autoriteti Garant për Fëmijërinë dhe Adoleshencën, Vincenzo Spadafora deklaroi se problemi i nënshtetësisë pritej prej kohësh.

“Jam i lumtur që shumë shpejt do të vijë projektligji për nënshtetësinë, sepse ne e kërkojmë prej kohësh. Për ne është një rezultat i rëndësishëm pasi sensibilizuam parlamentin dhe qeverinë për të njohur një të drejtë që realizon një parim kushtetues, që çdokush të realizojë një ekzistencë të lirë dhe me dinjitet”, deklaroi Spadafora.

“Janë katër milionë të huaj që jetojnë në Itali dhe më shumë se një milion prej tyre janë minorenë. Detyrë e politikës është të njohë realitetin dhe të gjejë zgjidhje që përmirësojnë cilësinë e jetës së individit dhe shoqërisë”, theksoi ai

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button