Dogana shqiptare informoi sot se për shkak të reshjeve të dëborës është krijuar vështirësi për mjetet, sidomos ato të tonazhit të rëndë, në degët doganore të Kapshticës dhe Qafën e Thanës.
Sipas Doganës, strukturat doganore në këto pika janë në shërbim të pandërprerë për qytetarët dhe bizneset, si dhe po bashkëpunojnë me të gjitha strukturat e tjera ligjzbatuese për lehtësimin e kësaj situate.
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore dhe juglindore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.