Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.64 ▲3.42%
ARI 4,737 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,007 ▼ -0.99% ETH $2,183 ▼ -2.53% XRP $1.3337 ▼ -3.68% SOL $82.2400 ▼ -2.29%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.64 ▲3.42 % ARI 4,737 ▼0.84 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.64 ▲3.42 % ARI 4,737 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Resurset minerare të Kosovës asete tërheqëse për investitorë

20141104-102202Një delegacion nga ndërmarrja Trepça dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM) vizitoi Republikën e Çekisë dhe prezantoi seminarin kushtuar punës së bërë në sektorin minerar në Kosovë, perspektivën për investime potenciale të huaja dhe mundësitë e bashkëpunimit bilateral publiko-privat në këtë fushë.

Drejtori i përgjithshëm Ahmet Tmava, drejtori e Minierës me flotacion Trepça, Qazim Jashari, Ramiz Krasniqi ud. i kryesuesit të Bordit të KPMM, dhe kryesuesi i departamentit te Gjeologjisë Sali Mulaj, morën pjesë në një seminar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, kushtuar këtij aseti të çmueshëm të Kosovës. Në punimet e seminarit morën pjesë dhe e asistuan edhe personeli i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Pragë, të cilët asistuan në mbarëvajtjen e tij.

Në prani të publikut të zgjedhur çek, përfaqësuesve të dy shteteve, ekspertët kosovarë të fushës së xehetarisë, minierave dhe gjeologjisë, prezantuan asetet e kompleksit industrial “Trepça”, përfaqësues të kompanive shtetërore dhe private.

Pas prezantimeve të tyre, përmes një komunikate për medie njoftohet se anëtarët e delegacionit zhvilluan takime të ndara me palët e interesuara për zhvillimin e veprimtarisë minerare në Kosovë dhe në këtë aspekt zgjuan kërshërinë e ekspertëve çekë dhe gatishmërinë e tyre që të fillojnë bashkëpunimin një punë më sistematike në të mirë të dyanshme. Me këtë rast delegacioni nga “Trepça” dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM) vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.