☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,667 ▲ +0.64% ETH $2,315 ▲ +2.77% XRP $1.3728 ▲ +0.72% SOL $86.0400 ▲ +0.69%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
roze

Revolta e Mevlan Shanajt: Po bëhet gjenocid kulturor, na zëvendësuan ne me Big Brother e telenovela turke

Mevlan Shanaj shprehet se njerëzit janë të fokusuar te Big Brother, sepse nuk kanë alternativë tjetër.

I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga, artisti u shpreh se prej kohësh në Shqipëri, nuk ka më kinema, duke sjellë që publiku të orientohet tek këto prodhime.

“Sot në Shqipëri po bëhet dhunë kulturore. Është një genocid. Ky formatim social, i paditur, i painformuar, do të bjerë viktimë që të shikojë Big Brother-in.

Shqiptarët nuk kanë çfarë të shohin tjetër. Dikur kishte një kinostudio, tani ajo nuk ekziston më.

Dikur kishte kinema, tani nuk ka më as kinema, as filma shqiptarë.

Tani Shqipëria ka vetëm filma turq, dhe i vetmi prodhim shqiptar është Big Brother dhe Përputhen.

I mungon një alternativë tjetër. Është një informacion i kufizuar, por gjithashtu i imponuar.

Unë dhe kolegët e mi kemi përfituar nga puna jonë respektin e publikut. Kjo është pasuria më e madhe për ne, adhurimi i njerëzve.

Kjo vlen më shumë se sa çfarë po shohim kohët e fundit, siç këto novelat apo përrallat me mbret si Big Brother.

Ata janë programe që prodhojnë para, por para lavdisë së nderit, para personalitetit, paratë janë të këqija. Unë dhe shokët e mi jetojmë të nderuar.

Nuk është slogan për të shitur mend, por asnjëri nga ne nuk lyp, asnjëri nga ne nuk është bërë manjat i ndonjë medieje që të ketë para pafund.

Unë kam 45 vjet me këtë emër, nuk bëhet dot emri për 45 ditë”, tha Shanaj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.