Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.65 ▲0.8%
ARI 4,790 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,091 ▲ +1.6% ETH $2,196 ▲ +0.7% XRP $1.3433 ▲ +0.85% SOL $83.3200 ▲ +1.49%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Rikonfirmohet përkrahja për Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, nga KFOR-i

rikonfirmohet-p-euml-rkrahja-p-euml-r-policin-euml-e-kosov-euml-s-dhe-eulex-nga-kfor-i_hdKomandanti i KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo, nënvizoi faktin që KFOR-i do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe ndihmojë Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe akterët e tjerë ndërkombëtarë, si dhe si reagues i tretë, vazhdon të përkrahë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në aktivitetet e tyre.

Këto komente ai i bëri në Shtabin e Përgjithshëm (SHP) të KFOR-it në Prishtinë, në pritjen që i bëri gjeneral lejtnant Franz Reiszner, Komandant i Komandës së bashkuar të forcave austriake.

Gjenerali Figliuolo diskutoi me gjeneralin Reiszner për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontributin e Kontingjentit austriak dhënë KFOR-it.

Në mbledhje gjithashtu ishte i pranishëm edhe gjenerali austriak brigade, Anton Waldner, zëvendës komandant i KFOR-it.

Gjenerali Figliuolo shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin dhe ndihmën austriake ndaj misionit të KFOR-it.

Ai theksoi rezultatet e shkëlqyeshme dhe profesionalizmin e lavdërueshëm të ushtarëve austriakë.

Aktualisht, Kontingjenti austriak përbëhet nga rreth 540 ushtarë. Ushtarët e Forcave të Armatosura Austriake kryesisht zbarkohen në Pejë si pjesë e Grupit Shumëkombësh Luftues – Perëndim, në Kampin e Prizrenit dhe në Prishtinë, si pjesë e personelit të SHP të KFOR-it dhe Grupit të bashkuar për mbështetje logjistike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.