☁️
Tiranë 11°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,681 ▼0.52%
DOW 46,581 ▼0.88%
NASDAQ 22,360 ▼0.53%
NAFTA 97.32 ▲1.87%
ARI 4,872 ▼2.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,256 ▼ -4.07% ETH $2,176 ▼ -6.67% XRP $1.4412 ▼ -5.88% SOL $88.9300 ▼ -5.99%
S&P 500 6,681 ▼0.52 % DOW 46,581 ▼0.88 % NASDAQ 22,360 ▼0.53 % NAFTA 97.32 ▲1.87 % ARI 4,872 ▼2.71 % S&P 500 6,681 ▼0.52 % DOW 46,581 ▼0.88 % NASDAQ 22,360 ▼0.53 % NAFTA 97.32 ▲1.87 % ARI 4,872 ▼2.71 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Opinion

Rilinde partinë, në 22 Mars zoti Berisha

Nga ARTUR AJAZI

Partia Demokratike, ose më saktë Sali Berisha ka vendosur që protestën e rradhës “më madhështoren” ta bëjë pikërisht në 22 Mars. Ai ka deklaruar se “në 22 Mars ne do të largojmë Edi Ramën nga pushteti, ashtu siç larguam Ramiz Alinë”, citate këto të dëgjuara me qindra here në 13 vitet e fundit. Nuk dihet pse dhe si, Berisha zgjodhi 22 Marsin, por thuhet se “meqenëse në 22 Mars 1992, ai fitoi të vetmet zgjedhje në jetën e asaj partie, mendon se edhe këtë 22 Mars, të vijë në pushtet, jo me vota të lira, por me dhunë demokratike”. Partia Demokratike aktualisht ka mbi 10001 halle dhe problematika, dhe nuk e kuptoj as unë, dhe as shumica e shqiptareve (edhe e demokratëve) se si, ky njeri rreket dhe mundohet ti mbushë mëndjen vehtes dhe të tjerëve se “Rama bie me protesta dhe molotovë”. Të vetmen gjë që Edi Rama nuk e ka pranuar, dhe nuk e pranon dot kurrë, është largimi nga pushteti me dhunë. Pastaj, si mund të njehsosh ditën dhe datën 22 Mars 1992, me ditën dhe datën 22 Mars 2026. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Në 22 Mars 1992, shumica e shqiptareve besuan se “PD dhe Sali Berisha ishin gjetja e duhur për të sjellë lirinë dhe demokracinë e munguar”. Por ja që gabuan, u zhgënjyen, u tradhëtuan, u rrahën, u vodhën, u varfëruan, u denigruan, u shpronësuan. U ringjall një PPSH-nr-2, e cila nuk ngjasonte fare me byroistët e para 1990. Ata që erdhën pas 22 Marsit 1992, ishin më beterr se ish-byroistët. Ata të pas 22 Marsit 1992, vodhën, zhvatën, grabitën ditën me diell. Shkatërruan shtetin e pashkatërruar, shkatërruan institucionet, linjat e prodhimit, ndermarjet ekonomike, industriale, shkatërruan rendin, policinë, ushtrinë, vodhën pasurinë e popullit, që “diktatori” e kishte mbyllur në depo dhe tunele. E ç’nuk  bënë ata që erdhën pas 22 Marsit 1992, dhe medemek “na sollën lirinë dhe demokracinë”. Administrata u mbush me militantë, injorantë, të pashkollë, nisi kontrabanda, trafiqet, bandat, vrasjet. Dhe të gjitha këto, i bëri partia e cila në 22 Mars 1992 fitoi fatkeqsisht zgjedhjet, dhe mori pushtetin. Sërish, edhe pas 35 vitesh, ajo parti, në 22 Mars 2026, po kërkon të vijë në pushtet, me një barrë të madhe mbi supe. Me vrasje, vjedhje, korrupsion të paparë, dhe me një parti të kthyer në prone private të 1 njeriu, i cili është betuar se “nuk ka bir nëne, të ma marrë mua PD, që e ngrita vetë”. Harron se PD, është parti e atyre shqiptareve, që besuan në idealet e Dhjetorit 1990, e atyre që u ngritën në protesta, kur Sali Berisha rrinte në zyrën e Ramiz Alisë. E atyre, që vuajtën burgjeve, dhe që e besuan Berishën, kur u premtonte dhe u tregonte “përralla me liri dhe demokraci amerikane”. Doktor, ndalo protestat, ndalo molotovin, dhe në 22 Mars 2026, rilinde atë parti, rilinde PD-në, boll u talle me mbështetësit e tu, boll qëndrove stoik majë asaj partie, largohu, dhe hapi rrugën (jo Salianjit) të rinjve, të papërlyerve me dokrra dhe afera, ndryshe ajo force politike është e destinuar të shkërrmoqet brënda pak muajsh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.