⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,706 ▼ -0.15% ETH $2,230 ▼ -0.04% XRP $1.1584 ▼ -1.71% SOL $89.1500 ▼ -1.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Rishkroi historinë në Evropian, Briken Calja: I njëjti shpirt, i njëjti mision

7 vite më parë, pikërisht në Gjeorgji, Briken Calja shkroi me germa të arta emrin e tij në sportin e peshëngritjes duke u “veshur me ar”, një “tripletë” medaljesh ari që i dhuruan statusin e kampionit të Evropës. 7 vite më pas historia përsëritet sërish, sërish në Batumi të Gjeorgjisë, këtë herë duke fituar 2 […]

7 vite më parë, pikërisht në Gjeorgji, Briken Calja shkroi me germa të arta emrin e tij në sportin e peshëngritjes duke u “veshur me ar”, një “tripletë” medaljesh ari që i dhuruan statusin e kampionit të Evropës. 7 vite më pas historia përsëritet sërish, sërish në Batumi të Gjeorgjisë, këtë herë duke fituar 2 madje, ar në shtytje dhe argjend në dygarësh. Pavarësisht moshës, dëmtimeve të shpeshta, Briken Calja kaloi çdo limit duke i dhuruar Shqipërisë dy medalje në Evropianin e Peshëngritjes. Calja shndërrohet në një legjendë të gjallë me peshëngritësin nga Shtërmeni që ishte fantastik në pedanë.

Calja garoi në peshën 79 kg, ku në shkëputje realizoi me sukses vetëm provën e parë, 153 kg, duke u renditur në vendin e 4-ët. Në shtytje, Calja ishte fenomenal ku në provën e tretë arriti të mbajë larg peshën 187 kg që i dhuroi medalje ari në këtë stil. Me 340 kg në dygarësh, Briken Calja e mbylli në vendin e dytë duke siguruar medalje argjendi dhe statusin si nën kampion Evrope.

Pas kësaj gare fantastike, Briken Calja nuk i fshehu emocionet

: “Një tjetër kapitull i shkruar me punë, sakrificë dhe besim. Historia përsëritet…Fiks si para 7 vitesh, në të njëjtin qytet Batumi, Gjeorgji. I njëjti rezultat, i njëjti shpirt, i njëjti mision. Koha kalon, por karakteri nuk ndryshon

, shkruan ndër të tjera Calja në një postim në rrjetet sociale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.