☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 83.52 ▼1.11%
ARI 4,110 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,213 ▲ +0.72% ETH $1,912 ▲ +0.96% XRP $1.0760 ▲ +0.34% SOL $73.7600 ▲ +0.81%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.52 ▼1.11 % ARI 4,110 ▲0.31 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.52 ▼1.11 % ARI 4,110 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Sporti

Spanja dhe Barcelona në ankth për Lamine Yamal, frikë për një dëmtim serioz

Në fitoren 1-0 të Barcelonës ndaj Celta Vigo, ku shënoi golin e fitores, Lamine dëmtoi kofshën e majtë. Liga duket e përfunduar, ankth për Spanjën.

Në një natë problematike, Barcelona mundi 1-0 Celta Vigon dhe shkoi +9 nga Real Madrid. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur 6 javë dhe më 10 maj në “Camp Nou” luhet “El Clasico”. Ndeshja e fundit u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Lamine Yamal, i cili duke gjuajtur penalltinë dëmtoi kofshën e majtë.

Lajmet e para të dala nga Barceloba për Lamine Yamal flasin për një problem muskulor. Priten analiza më të detajuara, por duket se La Liga ka përfunduar për yllin e katalanasve. Ankthi për gjendjen e Yamal ka përfshirë edhe Spanjën, pasi pak kohë na ndan nga Botërori. Sulmuesit do t’i duhen me siguri disa javë për rikuperimin.

Pas golit Yamal nuk festoi, sepse ndjeu një dhimbje të çuditshme në kofshën e majtë. Menjëherë kërkoi ndërrim dhe u shtri në fushë, me një fytyrë të trishtuar. Shokët e skuadrës e rrethuan, kurse trajneri Flick nxori në nxemje Roony Bardghji.

Mjekët e Barcelonës në atë moment vrapuan, por jo drejt Lamine Yamal. Ata u thirrën, sepse një tifoz në tribunë u ndje keq. Ndeshja u ndal gjatë. Me erën e fortë të “Camp Nou” lojtarët pritën rreth 20 minuta për rifillimin e lojës dhe pjesa e parë u mbyll në minutën e 68-të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.