Ekonomia

Risitë e ligjit të ri, Jaka: Nuk i rëndon sipërmarrjet

Ligji i ri për Dhomat e Tregtisë nuk i rëndon sipërmarrjet private, deklaroi sot kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.

Duke sqaruar risit që sjell ligji i ri në një konferencë për shtyp, kreu i Dhomës së Tregtisë, Jaka theksoi se “është i vetmi ligj që ka kaluar një periudhë dialogimi rreth 9 muaj. Nuk mendoj se ka shumë për të diskutuar se është shumë preçiz”.

Sipas tij, anëtarësimi i detyrueshëm nuk do të bëhet për çdo kompani në rastet kur një sipërmarrës ka më shumë se një të tillë.

Jaka bëri të ditur se do të ketë edhe një drejtor ekzekutiv, ndryshe nga kryetari aktual, që sipas tij ka rol honorifik.

“Drejtori ekskluziv do të jetë në dispozicion të plotë për sipërmarrësit”, tha Jaka.

“Ligji parashikon që anëtarësia në Dhomën e Tregtisë do të jetë vetëm 100 lekë , sipërmarrjet familjare, që është një risi që do të ketë tashmë politika e Dhomave të Tregtisë dhe, ku tarifa e tyre do të jetë 100 lekë anëtarësi vjetore, personat fizike jo më shumë se 1000 leke, kjo është anëtarësia vjetore dhe ky është një target grup që kap deri në 90 mijë sipërmarrje që sot ushtrojnë aktivitetin në territorin e Shqipërisë, pra vetëm 100 lekë ose 7 dollarë në vit”, sqaroi Jaka.

Personat juridikë , shtoi ai, do trajtohen sipas xhiros, e cila fillon nga 3000 lekë pra 22 euro deri në 100 mijë lekë e barabartë me rreth 730 euro, këtë tarifë do ta paguajnë sipërmarrjet që janë te vipat, që janë jo më shumë se 1000.

“Ndërkohë që personat juridikë të tjerë, të cilët kanë xhiro më të vogël se 100 milionë të reja në vit variojnë nga 3000 mijë lekë në 10 000 mijë lekë, pra është një tarifë simbolike”, tha Jaka.

Kreu i Dhomës së Tregtisë u shpreh se “një risi tjetër që asambleja e Dhomës së Tregtisë merr është edhe trajtimi në mënyrë të veçantë i të gjithë sipërmarrësve që kanë më shumë se dy kompani. Ata do të trajtohen në mënyrë të veçantë, anëtarësia e tyre nuk do të jetë për secilën e kompani, por do të jetë e unifikuar në marrëveshjen që do të ketë Dhoma e Tregtisë në bashkëpunim me këto kompani që zotërojnë më shumë se dy kompani”.

Jaka shtoi se do të krijohet edhe sporteli i eksporteve, i cili do të orientojë sipërmarrjet shqiptare për eksportin e produkteve të tyre. Ndërsa do të jenë risi krijimi i Dhomës së Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit si dhe mbështetja për sipërmarrjen e gruas dhe të rinjve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button