Politika

Rithemelimi” publikon pretendimet: Ja si ia vodhën fitoren Luçiano Boçit

Sipas përfaqësuesve të opozitës në periudhën parazgjedhore, në Elbasan u konstatua një rritje e ndjeshme e numrit të familjeve të varfra që përfitonin asistencë; një rritje e ndjeshme e personave invalidë që përfitonin KEMP, një rritje e jashtëzakonshme e punësimeve të përkohshme në administratë dhe sidomos, e numrit të pastrueseve në spitale dhe në shkolla.

“Abuzimet me fondet e buxheti qendror dhe fondet e buxhetit vendor. Këtu do të flasim për pagesat e familjeve me ndihmë ekonomike, pagesa invaliditeti, format e dëmshpërblimit prej tërmetit, që pavarësisht se ishin të pakta në Elbasan, përsëri janë përdorur për sa i përket zërit të fundit. Te ndihma ekonomike ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të personave gjatë gjithë muajve të fundit me ndihmë ekonomike nga të ardhurat e bashkisë.

Po të vini re, edhe në zërat e familjeve që janë përfituese me ndihmë ekonomike, ka një rritje të jashtëzakonshme të këtyre familjeve, por edhe familjet që përfitonin rregullisht janë kërcënuar nga kryetarët e rajoneve apo të njësive administrative, punonjës të bashkisë, drejtues të bashkisë Elbasan, që në rast se nuk do të vonin kandidatin Gledian Llatja, atyre do t’u hiqej ndihma ekonomike. Kjo ka bërë edhe deformimin e këtij target grupi, që mund të votonin lirshëm dhe pa ndrojtje.

Moment tjetër është asfalti elektoral, i denoncuar nga kandidati dhe deputetët e opozitës dhe kjo përbën vepër penale. i bëj thirrje KLSH-së të bëjë një hetim administriv për abuzimet me fondet në bashkinë e Elbasanit por edhe sigurisht ne si degë e PD që i kemi konstatuar këto shkelje, shumë shpejt do t’i depozitojmë pranë organeve ligjzbatuese si SPAK për të gjitha asfaltin elektoral të hedhur pa preventiva, pa prokurim, që janë forma të detyrueshme ligjore për të asfaltuar një rrugë.

Një element tjetër janë punësimet elektorale, që janë me kontrata të përkohshme dhe ka një rritje të këtyre kontratave të përkohshme jo vetëm në administratën e bashkisë, një fryrje të jashtëzakonshme, deri në 20% është rritur administrata e bashkisë katër muajt e fundit të fushatës. Nuk lejohen punësimet edhe sipas Kodit Ligjor, gjashte muaj para fushatës, gjë që është shkelur në mënyrë sistematike dhe sistemike.

Është shkelur jo vetëm nga administrata e bashkisë po dhe nga administrata qendrore, ku këtu vetëm numri i punonjësve sanitare nëpër spitale nëpër shkolla ka qenë një rritje e jashtëzakonshme e këtyre të punësuarve dhe që edhe këto kanë ndikuar në deformimin e votës së lirë të qytetarit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button