☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.23 ▲1.6%
ARI 4,560 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,327 ▲ +1% ETH $2,044 ▲ +2.02% XRP $1.3535 ▲ +1.53% SOL $83.5700 ▲ +1.38%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Rivlerësimi i pronave, aplikimet 6% më pak në prill

Aplikimet për rivlerësimin e pronave kanë pësuar rënie gjatë muajit prill. Të dhënat e fundit nga  Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) tregojnë se deri në fund të muajit prill, numri i aplikimeve u ul me rreth 6% në krahasim me muajin paraardhës.

Shifrat zyrtare tregojnë se ecuria e aplikimeve që nga janari ka ardhur në rënie (shih graf.) dhe kjo sipas ekspertëve lidhet edhe me mungesën e likuiditetit.

Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme dhe të regjistruar në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, kanë të drejtë që të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Në kategorinë e pasurisë së paluajtshme përfshihen toka dhe ndërtesa. Niveli i taksimit llogaritet në 2% për individët nga 15%.

Ndërkohë afati i fundit për të bërë rivlerësimin e pronës dhe për të përfituar nga niveli 2% i taksës është data 31 maj 2017.

Në total 14,657 persona morën shërbime gjatë muajit prill pranë këtij institucioni. Numri i aplikimeve në total u llogarit në 9,887, ndërsa ai i ankesave në 289.

Sipas të dhënave nga ADISA, tremujori i parë i vitit 2017 ishte edhe më i ngarkuari sa i përket trajtimit të aplikimeve që erdhën nga qytetarët për shërbimet që ofrohen pranë kësaj agjencie. Për periudhën janar–mars 2017, numri total i aplikimeve u llogarit në 31,361.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore për Shqipërinë është vlerësuar ofrimi i shërbimeve të integruara me një ndalesë dhe se kjo ka ulur korrupsionin, ka rritur vëmendjen ndaj qytetarit dhe ka përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike në Shqipëri bazuar në standardet më të mira të kujdesit ndaj klientit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.