roze

Robert Redford feston 80-vjetorin në shesh xhirim

Aktori veteran i Hollywood Robert Redford ka festuar të enjten 80 vjetorin e lindjes.

Edhe sot aktori është parë në skenën e xhirimeve dhe pritet të shfaqet së shpejti në ekranin e madh të kinemasë, me rikthimin e filmit “Pete’s Dragon”, një film i vitit 1977 I Disneyit, por këtë herë me ndryshimin se skenari flet për krijimin e një kompjuteri dragua të quajtur Elliot.

Redford, I njohur për rolet e tij të famshme në filmat “Butch Cassidy and the Sundance Kid” dhe “Out of Africa” nuk ka shfaqur asnjë shenjë ngadalësimi apo dorëheqjeje nga kinematografia.

Lindur në Santa Monica, Kaliforni më 18 gusht 1936, ai ka qenë një student i tmerrshëm, i cili i braktisi studimet e larta pas vetëm një viti e gjysmë.

Aktori doli për herë të parë publikisht në një seri shfaqjesh televizive si “The Tëilight Zone” dhe “Perry Mason.”

Pas një sërë shfaqjesh në disa produksione në Nju Jork, për herë të parë ai u shfaq në ekranin e madh në vitin 1967 me rolin e tij në filmin “Barefoot in the Park”, përkrah yllit tjetër të Hollyëood, Jane Fonda.

Në vitet që pasuan, Redford hyri fuqishëm në tregun e kinematografisë me rolet në filmat klasikë si “The Sting,” “Butch Cassidy and the Sundance Kid,” “The Candidate,” “The way we were” dhe “All The President’s Men”. Në vitin 1980 ai fitoi çmimin prestigjoz “Academy Award” për rolin e tij të parë si regjisor në filmin “Ordinary people”. Ai është kandiduar 4 herë për një çmim Oskar gjatë karrierës së tij por kurrë nuk arriti ta fitojë atë.

Karriera e tij vazhdoi të prekte majat edhe në vitet ’80 dhe ’90 me rolet e tij në filmat “Out of Africa” dhe “Indecent Proposal”. Në vitin 2002 ai fitoi çmimin e karrierës në edicionin e 74-ët të Academy Awards.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button