Europa

Roma dhe rajone të tjera, gjunjëzohen nga përmbytjet

itali-3-320x213Italia është duke luftuar me përmbytjet nga reshjet e shiut dhe stuhitë e erës. Më i prekur nga agjentët atmosferikë është Roma, ku shkollat dhe monumentet janë mbyllur tërësisht. Prefekti i kryeqytetit, Joseph Pecoraro u kërkoi qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, nëse nuk do kishin nevoja emergjente.

Uji ka përfshirë rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, duke vështirësuar jetën e banorëve. Ndërkaq autoritetet përgjegjëse kanë evakuar nga shtëpitë e tyre, me qindra familje. Agjencia  për Mbrojtjen Civile ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shumicën e Ligurias dhe Genovën, e cila ende nuk ka marrë veten nga përmbytjet e ndodhura në fillim të muajit tetor.

Në ndihmë të qytetarëve janë vënë në dispozicion anije dhe helikopterë, për të shpëtuar eten e dhjetëra personave të bllokuar në banesat e tyre. Paralajmërohet se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë gjithë ditës së sotme. Ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuar nga përmbytjet, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button