☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,807 ▲ +0.85% ETH $2,003 ▲ +0.35% XRP $1.3373 ▲ +0.02% SOL $82.5900 ▼ -0.23%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Romela Begaj, pozitive në testin anti-doping. Elez Gjoza: Rrezikon përjashtimin përjetë

Pas suksesit historik, vjen një lajm tronditës për peshëngritjen shqiptare. Kampionia e Botës në stilin e shkëputjes Romela Begaj ka rezultuar pozitive në testin anti-doping të kryer pas garës në Botërorin e Almatisë në Kazakistan, ku triumfoi në peshën 63 kilogramë.

olympic621x414Lajmi është bërë i ditur sot nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, e cila në adresën e saj zyrtare në internet ka njoftuar se nga rezultatet e analizave të peshëngritëses shqiptare, ka rezultuar një dozë e lartë e substancës stanozolol. Ky i fundit është steroid sintetik që përmirëson performancën sportive dhe ndalohet në mënyrë të rreptë nga Agjencia Ndërkombëtare e Anti-dopingut.

Për momentin Begaj është pezulluar përkohësisht nga të gjitha veprimtaritë sportive deri në momentin kur të kryen edhe kundër analizat, pas të cilave, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, thekson se mund të ketë edhe një seancë dëgjimore. Megjithatë, deri sa kjo çështje të mbyllet, 28-vjeçarja ka të drejtën e apelimit të vendimit.

romelaNjë zhgënjim i madh për sportin shqiptar dhe për sportisten 28-vjeçare, e cila rrezikon nga 2 deri në 4 vjet pezullim.

Begaj nuk është e fundit në peshëngritjen shqiptare që rezulton pozitive, pas rasteve të Erkand Qerimajt dhe Fetije Kasës në të kaluarën.

Ndërkohë, ka reaguar Presidenti i Peshëngritjes Shqiptare, Elez Gjoza, i cili ka pranuar: “Prania e dopingut në gjakun e Romelës është në doza shumë të vogla, – tha Gjoza. – Romela është e gatshme të bëjë testin B të anti-dopingut për të vërtetuar nëse testi i parë ka qenë i saktë apo jo. Nëse edhe testi B del pozitiv, atëherë Begaj do të përjashtohet përjetësisht nga peshëngritja. Po ashtu, sportistes shqiptare do t’i hiqet edhe shpërblimi që ka përfituar nëse rezulton pozitiv”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.