☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.39 ▼5.37%
ARI 4,566 ▲3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,342 ▲ +0.39% ETH $2,181 ▲ +0.87% XRP $1.4208 ▼ -0.08% SOL $92.3600 ▲ +0.67%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Sporti

Rosberg siguron pole position në shtëpinë tij

rosberg-pole-positionSkuadara e Mercedes nuk njeh rivalë duke arritur dhe një tjetër sukses, këtë herë me Nico Rosberg, i cili regjistroi pole position, citon Supersport. Gjermani që kryeson klasifikimin e përgjithshëm, nuk e diskutoi për asnjë moment vendin e parë në nisjen e garës së Hockenheim për Çmimin e Madh të Gjermanisë. Me largimin e Hamilton në sesionin e dytë për shkak të një incidenti, Rosberg nuk hasi asnjë pengesë në garën e tij, duke regjistruar kohën më të mirë, 1 minutë, 16 sekonda e 540 të mijtat, ndërsa britaniku do të niset nga vendi i 16-të, duke hedhur një hap të madh pas në garën për titullin. Kjo nuk është hera e parë që makina e Hamilton tregon limitet e saj. Britaniku u përplas me murin mbrojtës për shkak të një problemi në frena, që u konfirmua edhe nga përgjegjësi i skuadrës Mercedes, Toto Wolff. Ndërkohë, skuadra Williams dhuroi një tjetër paraqitje pozitive me vendin e dytë dhe të tretë të arritur nga Valtteri Bottas e Felipe Massa, ndërsa Kevin Magnussen regjistroi kohën e katërt më të mirë. Paraqitje e dobët për Ferrarin, që arriti deri në vendin e shtatë me Fernando Alonson, pasi Kimi Raikkonen nuk mundi të kualifikohej për sesionin e tretë, duke regjistruar kohën e 12-të. Gara e Hockenheim do të zhvillohet të dielën, ndërkohë që Rosberg kryeson klasifikimin me 165 pikë, 4 më shumë se shoku i tij i skuadrës, dhe nisja e Hamilton nga vendi i 16-të është një rast i mirë që gjermani të konsolidojë pozitat kryesuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.