☁️
Tiranë 12°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.38 ▲3.06%
ARI 4,711 ▼3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,458 ▼ -5.11% ETH $2,183 ▼ -6.38% XRP $1.4665 ▼ -3.9% SOL $89.8800 ▼ -4.7%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.38 ▲3.06 % ARI 4,711 ▼3.78 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.38 ▲3.06 % ARI 4,711 ▼3.78 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Arte

Rrëfehet Mehdi Malkaj: Jeta ime si shfaqje teatri, ja çfarë më ka mbetur peng

Aktori i njohur shqiptar, Mehdi Malkaj, i ftuar në emisionin Mes Drite, ka ndarë historinë e tij të jetës dhe të karrierës, duke rrëfyer sfidat e fëmijërisë, sakrificat për të ndjekur artin dhe lidhjen e fortë me publikun. I lindur në Memaliaj dhe i formuar në Institutin e Lartë të Arteve, Malkaj është njohur për rolet ikonike si Xhabraho Plaka dhe Milo Budalli, duke fituar titullin e lartë Artist i Popullit.

Unë gjithmonë kam dëshmuar forcë, ndjeshmëri dhe humanizëm,” tha Malkaj, duke shtuar se, edhe pse mbeti jetim në moshën pesë vjeç, nuk e ka ndalur për të ndjekur pasionin e tij për aktrimin. “Atëherë kur punoja në minier dhe ndiqja shkollën njëkohësisht, e dija që një ditë do të arrija të realizoja ëndrrën time,” tha ai.

Ai rrëfeu për lidhjen e tij me publikun dhe zonën ku u rrit, duke e përshkruar Vjosën si një simbol të dashurisë së qytetit: “Vjosa në kuptimin e plotë të fjalës është e dashura e gjithë qytetit e çunave dhe e gocave. Unë shtrihem, bëj një gur te koka dhe dëgjoj zhurmën që bën ajo  është një magji,” tha aktori.

Malkaj ndau edhe përvojat e hershme që formuan karakterin e tij, duke përmendur ndikimin e vëllait të madh: “Ai më dha shtytjen për të ndjekur artin. Më tha: ‘Ti do fitosh, nuk diskutohet.’ Pa atë, ndoshta nuk do të isha këtu ku jam sot,” tha ai.

Ai foli edhe për rëndësinë e mentorëve në karrierën e tij: “Profesor Adriatik Kallulli më dha një ndik të madh. Ai më dha tekstet, më konsultonte dhe më mësoi të lexoj dhe të kuptoj letërsinë. Pa atë mentorim, nuk do të arrija të dilja në skenë me aq siguri,” tha Malkaj, duke kujtuar momentin kur u ngrit në këmbë spektatori për të duartrokitur performancën e tij të parë.

Përtej jetës artistike, aktori ndau edhe përvojat familjare dhe peripecitë e hershme: “Gjithmonë kam menduar që fëmijëve të mi nuk duhet t’u mungojë ajo që më ka munguar mua,” tha ai, duke shtuar se gruan dhe familjen e konsideron si mbështetjen më të madhe në jetë.

Në fund të intervistës, Malkaj përshkroi lidhjen e tij të ngushtë me publikun dhe dashurinë për skenën: “Më pëlqen të flas me zemër. Marr dhe jap, dashurinë që publiku më ka dhënë e kthej gjithmonë pas,” tha aktori, duke falenderuar stafin e emisionit dhe shikuesit për ngrohtësinë dhe mikpritjen.

/vizionplus.tv

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.