Kronika

Rrëzimi i Byrosë së Hetimit, Braho: Vendimi më i keq që ka dhënë Gjykata Kushtetuese

Kreu i Komisionit të sigurisë, Spartak Braho ka sulmuar sot Gjykatën Kushtetuese pas vendimit të saj për të rrëzuar Byronë Kombëtare të Hetimit. Braho tha se megjithëse Gjykata e rrëzoi, maxhoranca do të gjejë modalitetet për ta ngritur këtë institucion.

braho1-480x331“Vendimi për të rrëzuar Byronë Kombëtare të Hetimit është vendimi më i keq që ka dhënë ndonjëherë Gjykata Kushtetuese. Është një kundërvënie e hapur në këtë proces të nevojshëm që kërkohet për të luftuar krimin e organizuar. Eshtë një vendim teknokrat i dobët. Nuk ka marrë Ministria e Brendshme edhe në këtë draft asnjë kompetencë të prokurorisë. Nuk bëhet fjalë për strukturë paralele, bëhet fjalë për një strukturë të posaçme të policisë së shtetit që nën drejtimin prokurorisë të luftojmë krimin.

Vendimi i Gjykatës nuk do të diskutohet, por Byroja do të ngrihet. Byroja Kombëtare e Hetimit do të ndihmonte në luftën kundër krimit të organizuar. Ky institucioni ri që do të ngrihej pati mbështetje ndërkombëtare. Ne do të gjejmë modalitetet për të ngritur Byronë sapo të zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Braho në një prononcim për mediat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button